"Delijorgji", KLD i dorëzon prokurorisë dy të dyshuar
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka arritur të shqyrtojë në mbledhjen e djeshme vetëm dy, nga 12 çështjet që kishin të bënin me abuzime nga ana e gjyqtarëve. Kështu, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka marrë vendimin për shkarkimin e një gjyqtareje nga Vlora dhe për pezullimin nga detyra dhe heqjen e imunitetit për një tjetër gjyqtar.
Anëtarët e KLD votuan për shkarkimin e gjyqtares së Gjykatës së Shkallës së Parë të Vlorës, Mirela Mishgjoni. Vendimi i KLD-së, erdhi pas gjyqtarja në fjalë, ka abuzuar me detyrën. KLD mori gjithashtu vendim për pezullimin dhe heqjen e imunitetit të gjyqtarit Vesel Bako. Ky gjyqtar ishte filmuar duke marrë ryshfet nga një avokat dhe prokuroria ka nisur procedimin penal për mitmarrje. Kërkesa e prokurorisë u mbështet edhe nga ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, i cili tha se kjo gjë i bën mirë drejtësisë, ashtu edhe vetë gjyqtarit, për të zbuluar të vërtetën. Ministri u shpreh se si Ministria e Drejtësisë, ashtu edhe KLD, duhet të jetë në të njëjtën valë për sa i takon rrëzimit të imuniteteve.
Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë do diskutohej edhe rasti për gjyqtarin Murat Lleshi. KLD e shtyu procedimin ndaj tij, pasi gjyqtari Lleshi nuk u paraqit në mbledhjen e Këshillit. Gjatë mbledhjes është lajmëruar nisja e një procedimi disiplinor për 12 gjyqtarë, tre prej të cilëve të Apelit Ushtarak të Durrësit, të cilët, në vitin 2005, liruan Mihal Delijorgjin, një nga "arkitektët" e tragjedisë së Gërdecit. Inspektorët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë kanë përfunduar kontrollet në Gjykatën e Durrësit për dosjen "Delijorgji", ku janë konstatuar disa parregullsi procedurale. Konkluzioni i KLD-së është: Procedurat e ndjekura nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe e Apelit Durrës ndaj Mihal Delijorgjit, nën akuzat e "falsifikimit të dokumenteve" dhe "evazionit fiskal", kanë pasur parregullsi gjatë procesit gjyqësor. Raporti përfundimtar është depozituar në sekretarinë e Këshillit, në pritje të masave ligjore. Në mbledhjen e radhës, ditën e premte, më datë 24 tetor e në vazhdim, KLD-ja do të fillojë shqyrtimin e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve që kanë gjykuar dosjen ndaj biznesmenit Mihal Delijorgji. "Në fokus të inspektimit, ishin tre gjyqtarë të Gjykatës së Shkallës dhe tre në Apelin Ushtarak të këtij qyteti, Naum Pejo, Ylli Minka dhe Shaqir Gradica", thanë burimet nga Këshilli, duke saktësuar se gabime janë gjetur vetëm nga gjyqtarët e Apelit Ushtarak në Durrës.
Rendi i ditës
Shqyrtimi i propozimit të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës për emërimin e drejtorit të shkollës së Magjistraturës.
Procedimi disiplinor me kërkesë të ministrit të Drejtësisë, ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, Murat Lleshi.
Vazhdimi i shqyrtimit të çështjes në lidhje me shkarkimin e gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Mirela Mishgjoni.
Procedimi disiplinor me kërkesë të ministrit të Drejtësisë ndaj gjyqtarit të Gjykatës të Apelit Ushtarak Tiranë (të suprimuar) Shaqir Gradica.
Procedimin disiplinor me kërkesë të ministrit të Drejtësisë ndaj gjyqtarit të Gjykatës të Apelit Ushtarak Tiranë (të suprimuar) Ylli Minka.
Procedimin disiplinor me kërkesë të ministrit të Drejtësisë ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Ushtarak Tiranë (të suprimuar) Naun Pejo.
Procedimin disiplinor me kërkesë të ministrit të Drejtësisë ndaj gjyqtares të Gjykatës së Apelit Vlorë, Meme Rexho.
Procedimin disiplinor me kërkesë të ministrit të Drejtësisë ndaj gjyqtarit Alaudin Malaj, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.
Prokuroria nis hetimin e gjyqtarit të Matit
Akuza: Pas heqjes së imunitetit, regjistruam procedimin penal për Vesel Bakon
Prokuroria e Përgjithshme deklaroi dje pasdite se regjistroi procedimin penal ndaj gjyqtarit Vesel Bako, pas heqjes së imunitetit nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në mbledhjen e zhvilluar në Peshkopi. Sipas akuzës, disa javë më parë KLD-ja denoncoi gjyqtarin e Burrelit, për të cilin deklaroi se ka prova të pakundërshtueshme se ai ka marrë ryshfet një qytetari. Madje, dispononte edhe pamje filmike, ku gjyqtari dukej qartë që po merrte ryshfet. Pak ditë më parë, kryetari i Gjykatës së Burrelit i shoqëruar nga kreu i Dhomës së Avokatisë së këtij rrethi janë paraqitur në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ku i kanë dorëzuar kreut të inspektoratit një denoncim të bërë nga një qytetar, si dhe një kasetë me pamje filmike, të realizuara nga i njëjti qytetar, ku dallohej qartë gjykatësi duke marrë para. Pas kësaj materiali është konsultuar mes anëtarëve të KLD-së, ndërsa është pyetur edhe gjykatësi, i cili ka pohuar se këto para po i merrte borxh. Në një njoftim zyrtar KLD-ja pohonte se Inspektorati i Këshillit, i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e fakteve dhe hetimin e të dhënave mbi një shqetësim zyrtar raportuar pranë këtij institucioni ndaj gjyqtarit Vesel Bako. Pas verifikimeve në prokurori, është konkluduar se marrja e ryshfetit përmbante elementë të veprës penale. Por, për të hetuar gjyqtarin duhej leja e KLD-së, e cila miratoi dje paradite kërkesën e akuzës.
Ndërkohë, në njoftimin e KLD-së thuhet: "Inspektorati, një pjesë e veprimtarisë ligjore të të cilit konsiston në verifikimin e ankesave ndaj veprimtarisë së togave të zeza, ka administruar një kasetë filmike, në të cilën pretendohet se gjyqtari Bako është regjistruar duke marrë ryshfet. Materiali është depozituar pranë KLD-së nga kryegjyqtari i Matit, mbi pretendime nga përfaqësues të avokatisë pranë këtij rrethi. Më tej thuhet se nga inspektorati i KLD-së, është urdhëruar verifikimi i ligjshmërisë së veprimtarisë gjyqësore ndaj gjykatësit Bako mbi baza ankimi konkret dhe njëkohësisht, i është nisur për kompetencë dhe për një hetim më të thellë të çështjes materiali i nevojshëm pranë organit të akuzës shqiptare, si autoriteti i vetëm, i cili mund të vendosë fillimin e procedimit penal. Çështja, për të cilën është denoncuar Bako është gjykuar prej tij rreth një muaj e gjysmë më parë.
Vesel Bako, i cili ushtron detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Matit, katër muaj më parë konkurroi për kryetar të këtij institucioni, por nuk arriti të fitonte përballë kryetarit aktual, Artan Çupi. Ndërkohë, më parë, Bako ka punuar si gjykatës në Pogradec dhe prej andej është transferuar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Mat. Pritet që organi qendror i akuzës, pasi ka deklaruar se fakti ka apo jo vepër penale në veprimet e gjyqtarit, të nisë verifikimet, duke marr në pyetje vetë gjyqtarin. Më tej pritet që edhe personi që kreu denoncimin të japë shpjegime në prokurori, në cilësinë e personit që ka dijeni mbi ngjarjen. Burimet pohojnë se do të pyeten edhe kreu i gjykatës dhe kreu i Dhomës së Avokatisë, të cilët kanë përcjellë në kryeqytet shqetësimin ndaj gjykatësit të akuzuar për ryshfet.
Topi
Drejtësia ka nevojë për vetëpastrim
Ne duam që të vendosim kolona të forta në sistemin e drejtësisë, në mënyrë që ky sistem të ketë një lloj vetëpastrimi. Duhet të kemi kurajën të themi që ky sistem e ka jetike të vetëpastrohet. Vetëpastrimi vjen pikërisht nga njerëzit më cilësorë, nga njerëzit më kurajozë, të cilët janë në pozicione të rëndësishme dhe kjo është shumë e vlefshme edhe për KLD-në, i cili nuk është një institucion që merret vetëm me dënimet, por që është një institucion që ka një gamë të gjerë të administrimit të problemeve dhe qeverisjes së pushtetit gjyqësor.
Ne, edhe në shkurt të vitit 2008, jemi marrë me problemet e gjykimit dhe të rasteve të shkeljeve abuzive nga gjyqtarët, por sot axhenda është shumë eksplicite në këtë sens, sepse kërkohet që sistemi i drejtësisë të mos reformohet thjesht mbi bazën e deklaratave verbale, por të ketë patjetër dhe një vështrim shumë transparent të të gjitha gjërave dhe shkeljeve, në mënyrë që gjyqtarët dhe prokurorët të dinë që sot ka një ambient tjetër edhe në sistemin e drejtësisë: kërkohet drejtësi, drejtësi dhe vetëm drejtësi. Dhe drejtësia, sikurse thashë nuk është një gjë që lidhet thjesht me Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Drejtësia lidhet me një vullnet të plotë dhe me një angazhim multiinstitucional.