Topi flet nga Dibra: Pavarësi e plotë për institucionet
Për të parën herë, mbledhja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë zhvillohet në qytetin e Peshkopisë, në Qarkun e Dibrës. Në këtë mbledhje mori pjesë dje kryetari i KLD-së, Presidenti i Republikës, zoti Bamir Topi. Vizita e parë e tij, rreth orës 09.30, u zhvillua në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër, nën vëzhgimin e mediave. Ndërsa rreth orës 10.00, Presidenti Topi, me eskortën që e shoqëronte, është drejtuar nën vëzhgimin e dhjetëra qytetarëve kureshtarë të qytetit të Peshkopisë në ambientet e brendshme të Pallatit të Kulturës së këtij qyteti, ku dhe është zhvilluar për herë të parë jashtë Tiranës mbledhja e KLD-së.
"Jemi në Dibër", tha Presidenti Topi, "përkrah juristëve, autoriteteve lokale dhe komunitetit, që në çdo rast kërkon drejtësi të ndershme". Për herë të parë, pas përplasjeve të ditëve të fundit midis qeverisë dhe prokurorisë, Presidenti Bamir Topi ka dalë në mbrojtje të pavarësisë së pushtetit gjyqësor. Institucionet e kanë të domosdoshme vendosjen e ekuilibrave institucionalë, kjo jo vetëm se buron nga Kushtetuta, por është edhe një obligim i përhershëm i këtyre institucioneve, ndaj ky është edhe mesazhi im në këtë mbledhje të radhës së KLD-së. Detyra jonë e përbashkët mbetet që të kemi institucione të pavarura. Pavarësia e institucioneve është një proces që nuk bëhet në një ditë, por është një betejë e fortë demokratike, që padyshim do të na çojë në një shtet të fortë, gjë që e dëshirojmë të gjithë. Natyrisht në këtë betejë secili duhet të ketë transparencën e tij, gjë që në radhë të parë kërkohet nga drejtësia. Duam të vendosim kolona të forta në sistemin e drejtësisë, në mënyrë të tillë që ai të vetëpastrohet nga veprimet abuzive dhe korruptive të individëve të veçantë të pushtetit gjyqësor. Që në shkurt të këtij viti, vijoi fjalën e tij Presidenti Topi, kemi nisur ndëshkimet ndaj individëve, pjesëtarë të togave të zeza, por sot këtu në Dibër do të kemi një axhendë eksplicite në këtë drejtim. Autoriteti i pushtetit gjyqësor është çështje e perceptimit të publikut. Të mos harrojmë, porositi Presidenti, se shinat në të cilat ecën politika shpeshherë ndryshojnë sipas koniunkturave të momentit, por ato nëpër të cilat ecën drejtësia nuk ndryshojnë. Dy mbeten kolonat për të fituar besimin e qytetarëve nga pushteti i drejtësisë, transparenca dhe vendimmarrja e drejtë në gjykimin e çështjeve. Pas kësaj rezymeje të bërë nga Presidenti Topi, njëherësh edhe kryetar i KLD-së, mbledhja vijoi pa praninë e gazetarëve, me dyer të mbyllura. Edhe pse vendimet që u morën në këtë mbledhje nuk u bënë prezente për mediat, merret vesh se për gjyqtarin e Qarkut të Dibrës, Murat Lleshi, i cili paraqiti raport mjekësor, masa është shtyrë për t‘u marrë ditën e martë në orën 10.00, në mbledhjen e KLD-së në Tiranë, ndërsa gjyqtarit Vesel Bako, i hiqet imuniteti për t‘u hetuar nga prokuroria për mitëmarrje. Në fund, Presidenti, nën shoqërimin e deputetit të Bulqizës, Sali Shehu, bëri një vizitë të shkurtër në Bashkinë e qytetit të Peshkopisë. Në këtë vizitë ra në sy mungesa e ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, i cili mori pjesë në mbledhjen e KLD-së.
Risia
KLD, edhe mbledhje të tjera jashtë Tiranës
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka zhvilluar dje për herë të parë një mbledhje jashtë Tiranës. Presidenti i Republikës, Bamir Topi, që është kryetar i KLD-së, tha dje se kjo praktikë e re do të ndiqet edhe në vazhdim. Në fillim të mbledhjes së djeshme të KLD-së në ambientet e Pallatit të Kulturës të qytetit të Peshkopisë, Presidenti Bamir Topi tha se "ne sot ndodhemi këtu në Peshkopi si dëshmi e një premtimi të bërë në mënyrë publike në një mbledhje të radhës së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që mbledhjet e KLD-së do t‘i bëjmë jo vetëm të hapura, por edhe të alternuara, por e rëndësishme është që në filozofinë e re të KLD-së do të jenë si prioritet takimet e hapura, takimet kudo në të gjithë territorin shqiptar, për të bërë të mundur pikërisht atë që unë pashë duke ardhur në Pallatin e Kulturës: një banderolë ku shkruhej në mënyrë shumë elokuente, që një qytetar i informuar është një qytetar i lirë". Mësohet se mbledhja e radhës e këtij institucioni do të zhvillohet në qytetin e Vlorës, për të lëvizur më pas në qytete të tjera, në varësi edhe të rendit të ditës. Zhvendosja e mbledhjeve të rëndësishme nga Tirana në rrethe është një praktikë e ndjekur fillimisht nga Këshilli i Rregullimit të Territorit i Republikës së Shqipërisë (KRRTRSH). Më pas ishte Partia Socialiste, nën drejtimin e Edi Ramës, që zhvilloi disa mbledhje kryesie në qytete e në fshatra të ndryshëm të vendit. Tashmë është KLD-ja që po e ndjek këtë praktikë.
Akuzat
Topi mbështet kritikat e OSBE-së
Kreu i shtetit kërkon diskutim të gjerë për ligjet që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë
Presidenti Topi përmendi disa herë dje në Dibër hartimin e ligjeve për drejtësinë. Ai e vuri theksin te domosdoshmëria për të pasur konsensus të gjerë për këto ligje dhe diskutim të hapur të tyre. "Nuk mjafton shprehja e një vullneti politik, por duhet që edhe ligjet për drejtësinë të jenë ligje të miratuara me një konsensus sa më të gjerë dhe këtu kam parasysh jo thjesht konsensuse politike, të cilat mund të realizohen edhe brenda ditës, por konsensus të gjerë. Që ligji të jetë patjetër sipas standardit, duhet të jetë patjetër komunikimi me juristët", tha Presidenti Topi. Në këtë mënyrë ai u është bashkuar kritikave të SHBA-së dhe OSBE-së për ligjet që, sipas tyre, synojnë vendosjen e drejtësisë nën kontrollin e ekzekutivit.
Në raportin vjetor të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, të lexuar në Vjenë nga kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Robert Bosh, theksohet tejet qartë kritika ndaj qeverisë dhe mazhorancës. Në dokumentin që analizon zhvillimet politike nga shtatori 2007 deri në shtatorin 2008, theksohet se "në korrik 2008, Ministria e Drejtësisë përfundoi përgatitjen e projektndryshimeve për ligjin për Prokurorinë dhe në shtator 2008, Kuvendit iu dërgua për shqyrtim një projektligj për administratën gjyqësore. Deri më sot, dy projektligjet, të cilat synojnë të luftojnë korrupsionin brenda gjyqësorit, duket se forcojnë kontrollin e ekzekutivit mbi gjyqësorin, duke ngritur pyetje mbi ndarjen e pushteteve dhe ato nuk u diskutuan si duhet me aktorët kyçë, përpara se të paraqiteshin zyrtarisht. Në përgjigje të kritikave nga bashkësia kombëtare, tani po zhvillohen konsultime". Gjithashtu, OSBE-ja paraqet objeksione jo të vogla edhe për disa vendime të miratuara në mbledhjet më të fundit të qeverisë në lidhje me drejtësinë. Në raportin e lexuar nga ambasadori Bosh, thuhet, ndër të tjera, se "në tetor 2008, Këshilli i Ministrave miratoi një sërë projektligjesh për profesionin e avokatit dhe noterit, për gjykatat administrative dhe shërbimin e Përmbarimit, me qëllim, siç pretendohet, që ta përafrojë legjislacionin kombëtar me standardet e BE-së. Megjithëse është ende herët për të komentuar mbi hollësitë e këtyre ligjeve, mund të vërehet se ato u miratuan ose pa iu nënshtruar një procesi të plotë konsultimi publik, ose duke shpërfillur komentet e bëra nga bashkësia ndërkombëtare".
Deklarata
Përplasja, SHBA mbrojtën të parat prokurorinë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar fuqishëm pas përplasjes mes qeverisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme, duke akuzuar ekzekutivin se po ndërhyn në kompetencat e institucioneve të pavarura. Reagimi i Uashingtonit është përcjellë dje në publik nga ambasada e SHBA-së në Tiranë. Zëdhënësi i selisë diplomatike të Shteteve të Bashkuara, nëpërmjet një deklarate të zëdhënësit, Biks Aliu, shprehu shqetësimin për ndërhyrjet e dy anëtarëve të qeverisë, përkatësisht ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeajt dhe ministrit të Brendshëm, Bujar Nishanit, kundër Prokurorisë së Përgjithshme. Në deklaratën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, theksohet: "Ne jemi shumë të shqetësuar nga veprimet e fundit të ministrit të Drejtësisë dhe ministrit të Brendshëm për të ndërhyrë në pavarësinë e prokurorisë gjatë një hetimi në vazhdim. Të gjitha çështjet duhet të hetohen në mënyrë të plotë, tërësore dhe të pavarur, pa kurrfarë ndërhyrjeje, apo kërcënimesh nga jashtë ndaj prokurorëve. Respektimi i të gjitha institucioneve të pavarura është me rëndësi thelbësore për një demokraci të shëndetshme".