Kryeministri: Do t‘u kthejmë pronat komuniteteve fetare
Qeveria u rikthen komuniteteve fetare statusin që kishin humbur në vitin 1967 nga diktatura komuniste. Kryeministri Berisha premton se do t‘u rikthejë dhe kompensojë pronat komuniteteve fetare. Këshilli i Ministrave dhe bashkësitë fetare tradicionale në Shqipëri, nënshkruan dje marrëveshjen mbi "Rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella", e cila u rikthen komuniteteve fetare, statusin që kishin humbur në vitin 1967. Marrëveshja u siguron bashkësive fetare lehtësi fiskale, duke i përjashtuar nga taksat, shpreh angazhimin për rikthimin dhe kompensimin e pronave dhe parashikon hartimin e një ligji mbi financimin e bashkësive fetare nga shteti, duke u bazuar në përvojën evropiane. Në projektligjin "Për fenë" do të gjejnë pasqyrim edhe bashkësitë e tjera fetare që janë të shumta në vendin tonë.
"Shteti shqiptar mbështet projektet për restaurimin e objekteve të rëndësishme të kultit dhe qendrave të pelegrinazhit, me qëllim promovimin e vlerave kulturore dhe fetare në vendin tonë", tha Berisha. Sipas tij, vetëm gjatë këtij viti qeveria ka akorduar rreth 2 milionë dollarë për restaurimin e objekteve të kultit, pa llogaritur shpenzimet e tjera për infrastrukturën rrugore, që të çon drejt këtyre objekteve. Duke përshëndetur nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Selim Muça, e konsideroi atë "një eveniment të rëndësishëm dhe të shumëpritur në fushën e zhvillimit fetar në vendin tonë. Sipas tij, "marrëveshja bazohet mbi të drejtat kushtetuese, që garantojnë lirinë e shfaqjes dhe ushtrimit të fesë e bindjeve fetare dhe rregullon çështjet themelore të njohjes, si dhe të marrëdhënieve të bashkëpunimit midis shtetit e komuniteteve fetare". Duke e konsideruar marrëveshjen e sotme "akt historik", Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhi, përshëndeti njëkohësisht fillimin e punimeve për ndërtimin e rrugës që të çon në malin e Tomorit.