E Diel, 1 Nëntor 2026

"Delijorgji", KLD nis procedimin për gjyqtarët

Tiranë-Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të nisë procedimin disiplinor për 12 gjyqtarë, 3 prej të cilëve të Apelit Ushtarak të Durrësit në cilët në vitin 2005 liruan Mihal Delijorgjin, i cili është aktualisht i arrestuar nën akuzën e shkaktimit të  tragjedisë së Gërdecit.  

Në një konference për shtyp, Ana Shkëmbi, specialiste e marrëdhënieve me publikin pranë KLD-së, u shpreh se “procedimi disiplinor ndaj gjyqtarëve Shaqir Gradica, Ylli Minka e Naim Pejo do të nisë të premten”.  Sipas saj tre gjyqtarët do të procedohen për vendimin e datës 17 dhjetor 2007 që liroi Mihal Delijorgjin, i paditur nga prokuroria si administrator i shoqërisë “Përparimi” nën akzuën e kontrabandës me mallra të tjerë. Treshja gjykuese vendosi për rrëzimin e padisë civile të doganës së Durrësit, që kërkonte nga administratori i “Përparimi” sh.a, shumën prej 1.2 milionë dollarë që pretendohej se ishte shkaktuar dëm nga kontrabanda e hekurit.

Çështja në ngarkim të Mihal Delijorgjit nis në Gjykatën e Shkallës së Parë në Durrës ku ai u shpall fajtor dhe u dënua me gjobë në vlerën 1.2 milionë dollarë, për deklarim të rremë të hekurit të importuar me qëllim që t’u shmangej detyrimeve doganore. Vendimi i gjykatës e dënoi se kishte paraqitur para doganës fatura të falsifikuara për çmimin e mallit.

Nëse vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Durrësit do të do lihej në fuqi, Delijorgji, nuk do të kishte asnjë mundësi të hynte në kontakte me kompani shtetërore, si bëri me MEICO-n, ku fitoi tenderin për çmontimin e armëve dhe municioneve në Gërdec, duke shkaktuar dhe tragjedinë e rëndë të 15 marsit. Por ishte Gjykata Ushtarake ajo që e rrëzoi këtë vendim dhe Delijorgji rifilloi aktvitetin lirshëm.

Në mbledhjen që do të zhvillohet të premten më 24 tetor Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të marrë në procedim edhe 9 gjyqtarë të tjerë të gjykatave të rretheve dhe të Apelit në Shqipëri. Lidhur me këta gjyqtarë konkretisht në Gjykatën e Matit, Sarendës ,Tiranës, Elbasanit dhe në Gjykatën e Apelit në Tiranë,Vlorë dhe Gjykatën e Apelit ushtarak , KLD ka depozituar kërkesën për procedim disiplinor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›