E Diel, 1 Nëntor 2026

Organizatorët e trafikut, 2 në pranga, 4 në kërkim

Tiranë- Policia e Tiranës ka njoftuar se pas identifikimit të organizatorëve të trafikut të klandestinëve, dy janë arrestuar, ndërkohë që 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.

“Nga deklarimet e tyre rezulton se organizatoret, rekrutuesit, transportuesit dhe strehuesit e ketyre shtetasve që do të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme janë shtetasit: Dashamir Mane, Brahim Madhi, Hyqmet Sollaku, Albert Gega, Bashkim Sena dhe Ahmet Bushi”- thanë burimet e policisë në një deklaratë të fundit lidhur me tragjedinë e Butrintit.

Sa për dy presonat e tjerë të nxjerrë sot nga uji e që kanë qenë pjesë e klandestinëve në varkën e përmbytur, policia ka sqaruar se ka të dhëna për identitetin e tyre.

“Dyshohet se dy te mbyturit jane shtetasit Festim Hoxha dhe Amarildo Kuka, nga Fieri, por identifikimi i saktë i tyre pritet të bëhet nga familjarët”- thanë burimet, duke shtuar se ka ende paqartësi për numrin e viktimave, pasi personat e shoqëruar janë grumbulluar nga organizatorët e këtij kalimi të paligjshëm të kufirit, nga zona të ndryshme të vendit, të cilët nuk kanë njohje me njëri-tjetrin.

Ndërkohë, nga deklarimet e personave të shoqeruar, hidhen dyshime se mund të jetë mbytur edhe shtetasi Ndriçim Myftari, i cili është në kërkim policor dhe deri në këto momente, me gjithë kërkimet e kryera në ujë dhe në terren, nuk është bërë e mundur gjetja e tij.

17.01Ndërpriten kërkimet në Butrint, shkon në 4 numri i viktimaveSarandë-Kërkimet në ujërat e Butrintit janë ndërprerë për të rifilluar sërish nesër në mëngjes. Pas nxjerrjes nga uji të dy trupave të mbytur, ka shkuar në 4 numri i viktimave të tragjedisë, ndërkohë që vazhdon të mbetet i zhdukur adoleshenti Ndricim Myftari.Policia njofton se është duke punuar për të bërë të mundur identifikimin e dy trupave pa jetë që u nxorrën paradite dhe në mesditë nga uji i liqenit, në vendin e mbytjes së varkës me klandestinë.

Ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtra për identifikimin e tyre, edhe pse ka dyshime se mund të jetë një nga një fshat i Fierit dhe tjetri nga Lushnja.

E sigurt është që trupat pa jetë i përkasin të njëjtës tragjedi. Fillimisht u dyshua se ata mund të mos kishin lidhje me ngjarjen, por pas ekzaminimit të trupave u tha se ata ishin pjesë e varkës së mbytur.

Gjendet nje tjeter kufome13.38Sarandë-Polumbarët kanë gjetur një tjetër kufomë në ujërat e liqenit të Butrinit, duke e çuar në dy numrin e viktimave të gjetur paraditen e sotme. Kufomat e fundit e bëjnë kaotike situatën, pasi tashmë askush nuk di të thotë me siguri numrin e klandestinëve të nisur natën e tragjedisë në drejtim të Greqisë.

Sipas burimeve të policisë, trupi i dytë i pajetë që ëhstë gjetur dyshohet se është timonieri i varkës së tragjedisë së Butrinit. Viktima mendohet se është rreth të 25-vjeç, pranë vendit të quajtur Vila e Peshkatarit.

“Ai është i veshur me veshje sportive, por ende është i paidentifikuar”- thonë burimet. Sipas forcave të Reneas, që janë të angazhuar në këtë operacion pranojnë se trupat janë gjetur në të njëjtën thellësi.

Nga të dhënat e para, mësohet se trupi i dytë u gjet pranë vendit ku është mbytur varka e mbushur me klandestinë dhe kishtë destinacion Greqinë.

Pak më parë, polumbarët gjetën një tjetër trup të pajetë, edhe ky i paidentifikuar. Për të dy rastet dyshohet se viktimat janë pjesë e varkës së tragjedisë.

Fillimisht u menduar se ai i përkiste djalit të deklaruar të zhdukur, ndricim Miftari, por i ati i tij, që ndodhet prej ditës së tragjedisë në Butrint, pasi pa kufomën deklaroi se ai nuk i përkiste djalit të tij.

12.34Butrint, flet babai: Ky nuk është trupi i NdriçimitSarandë-Nuk është Ndriçim Myftari, i mbyturi i sapo gjetur në Butrinit. Lajmi konfirmohet nga babai i tij, Ylli i cili thotë se “kufoma e sapo gjetur nga forcat RENEA nuk është trupi i tim biri. “Viktima është rreth 30 vjeç me pantallona xhinse dhe me bluzë kafe. Me trup dhe moshë me të madh se Ndriçimi ”, tha Ylli Myftari, babai i djalit që dyshohet se është mbytur në Butrinit natën e 19 Tetorit kur u përmbys varka. Fillimisht u dyshua se trupi i pajete ishte i Ndricimit. Kjo sipas informacionit që dhanë për mediat uniformat blu në vendin e ngjarjes.

Sapo trupi ka mbërritur në morgun e spitalit të Sarandës janë thirrur famijarët të cilët i kanë konfirmuar policisë dhe mjekëve se nuk bëhet fjalë për të humburin Ndriçim Muftari. Lajmiin  se u gjet trupi i pajetë i tij u dha pak më parë nga policia e Sarandës. Por tashmë janë familjarët ata që e hedhin poshtë duke iu rindezur edhe njëhreë shpresat se Ndriçimi mund të jetë gjallë..Ndriçim Mehmeti ishte në varkën me klandestinë që ishin nisur në drejtim të Greqisë por që u mbyt natën e 19 tetorit në ujrat e liqenit të Butrintit në Sarandë. Ai deklarohet aktualisht nga policia si i humbur dhe pritet te nisin kerkimet per të.

Ndërsa për trupin e pajetë të sapogjetur dyshohet se mund të jetë mbytur ditë më parë dhe se nuk ka qenë në varkën me klandestinë që u mbyt më 19 tetor. Po punohet për gjetjen e identitetit të tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›