E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, publikohet Kur'an-i per femije e te rritur

BERLIN - Dy eksperte te fese islame kane perzgjedhur per here te pare nga vargjet e Kur'an-it pjese qe i kane pershtatur per femijet. Ne 12 kapituj, ato tregojne per Zotin, Krijuesin, Muhametin, te derguarin e Tij dhe si i sherben njeriu Zotit. Per krishterimin, nje Bibel per femije dhe per ebraizmin nje Tora e vogel per femije nuk eshte dicka e posacme. Nje perkthim i Kur'an-it i pershtatur per femije, po.
Te dy ekspertet e fese islame, Lamya Kaddor dhe Rabeya Müller, kane perzgjedhur per here te pare nga 6000 vargjet e librit te shenjte dhe i kane ndare ne 12 kapituj sipas temave, per Zotin, krijimin, Muhametin, si i sherben njeriu Zotit dhe mbi grate. Lamya Kaddor thote: "E qarte eshte se ne e kuptojme Islamin, si nje fe qe e do paqen. Per ne, Islami nuk e nxit njeriun qe shkoje ne Xhihad dhe te hedhe ne ere ketu e atje. Per ne, Kur'ani nuk ben thirrje qe te shtype gruan. Edhe pse ekziston vargu i famshem 4,34. "Gruaja eshte nje shkalle poshte burrit". Keshtu ne besojme se disa vargje sot duhet te kene nje kuptim tjeter. Ne duhet ta zhvillojme me tej Islamin".
Kjo iniciative per reforma nuk eshte sa duhet e perhapur nder myslimanet, por do te dale gjithnje e me shume ne plan te pare ne kuadrin e diskutimit per integrimin e fese Islame. Feja Islame per shkak te ardhjes masive te emigranteve myslimane ne dhjetevjecaret e fundit eshte bere nje ceshtje, per te cilen duhen kerkuar zgjidhje. Sidomos per harmonizimin me vlerat perendimore si demokracia, te drejtat e njeriut, barazia e burrit me gruan. Femijet dhe te rinjte myslimane, thote Lamya Kaddor jane te ndikuar shume me fort nga feja se femijet e krishtere. Prandaj eshte mire qe t´u jepet mesim Kurani. Kjo eshte e rendesishme per identitetin, ndersa gjate mesimit diskutohet per probleme, qe i preokupojne. P.sh., nese mund te mbaje nje myslimane manikyr: "Natyrisht ka dy mundesi. Eshte e ndaluar, nuk eshte e ndaluar. Po eshte e ndaluar se thuhet qe pastertia rituale rrezikohet ose pengohet nga venia e manikyrit. Teologet pak me te moderuar thone se nuk eshte e ndaluar, qe te perdoresh manikyr nese me pare ka kryer ritualin e pastrimit".
"Kurani per femije dhe te rritur", qe doli ne librarite gjermane, jep mundesine te diskutohen edhe pyetje te tilla. Lamya Kaddor e di nga pervoja e saj, se cfare kuptimi kane keto pyetje. Ajo eshte lindur ne Gjermani si vajze emigrantesh nga Siria. Ne familje u edukua me besim. Kur ishte 3 vjece, e dinte permendesh suren e pare te Kuranit. Kur ishte 29 vjec mori diplomen per pedagogjine e fese Islame, ne universitetin e Münsterit. Tani jep mesim te fese Islame ne nje shkolle ne Dinslaken.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›