E Shtunë, 31 Tetor 2026

Delijorgji dhe Pinari ne burg

Gjykata e Tiranes rrezoi kerkesen edhe kerkesat e Mihal Delijorgjit Ylli Pinarit dhe Sokol Ngjecit per te lene ambientet e 313 e per tu kthyer ne shtepi pasi sikurse ata kembengulen ata u kishin perfunduar afatet e paraburgimit.UPDATE

Gjykatesi Besnik Hoxha e argumentoi vendimin e trupes gjyqesore me aryetimin se kerkesat e avokateve kishin mangesi proceduriale pa dhene detaje se cilat ishin ato

Menjehere pasi Hoxha shpalli kete vendim ku doli se gjykata as qe ishte ulur ti numeronte ditet ne qeli te te akuzuarve edhe pse sipas mbrojtjes ata mbahen prej tre muaj ne menyre te jashteligjshme ne qeli Ylli Pinari ne heshtje dhe i zhgenjyer ia drejtoi vete duart policit qe e shoqeronte qe ti rivinte prangat. Realisht prej javesh vendimi i skadimit te afateve ne paraburgim po shmanget qe nga Gjykata e Larte e deri tek gjykata qe po shqyrton ne themel dosjen Gerdeci.

Gjykata e Larte gjate vleresimit te mases se sigurise ishte shprehur qe te llogariten edhe 88 dite kur dosja ishte ne kete gjykate perpara se te kalonte per gjykim ne Shkallen e Pare si dhe ditet e pushimeve verore dhe dimerore. Por kur Minxolli i paraqiti nepermjet avokatit listen e plote ku numeroheshin se afati prej 12 muajsh ne paraburgim eshte kaluar prej tre muajsh gjykata e Shkalles se Pare nxorri veten nga situata duke u shprehur se ky vendim i takonte ta jape nje gjykate tjeter. Mirepo edhe gjykatesi tjeter Besnik Hoxha gjeti rrugedalje per mos ta dhene verdiktin me te njejten monedhe me te cilen luajne shpesh edhe avokatet proceduren juridike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›