Mocioni me debat konferenca nuk merr vendim
Kreu i deputeteve socialiste Gramoz Ruci ka kerkuar qe debati te zhvillohet sa me shpejt te jete e mundur por demokratet kerkuan me shume kohe per tu pergatitur dhe kane propozuar qe debati te zhvillohet nga fundi i dhjetorit. Negociatat per daten mes Gramoz Rucit dhe Astrit Patozit jane ende te hapura por koha e tyre eshte e kufizuar deri te enjten. Sipas Rregullores ne rastin kur kryetaret e grupeve nuk arrijne mirekuptim per caktimin e dates Kryetari i Kuvendit e propozon ate ne seance dhe deputetet vendosin me votim te hapur.
E sigurt eshte se debati per ceshtjet e integrimit do te kryhet ne 4 javet e ardhshme pasi Rregullorja percakton se ai nuk mund te zhvillohet me vone se 30 dite nga paraqitja e mocionit pra jo me vone se data 24 dhjetor.