E Diel, 1 Nëntor 2026

“Gërdeci”, shënohet viktima e 27Nga TemaNjë vit e gjysmë nga tragjedia e 15 marsit, kur humbën jetën 26 persona, Gërdeci ka shënuar dje viktimën e 27. Në fakt nuk ka qenë shpërthimi që ka shkaktuar vdekjen e viktimës së 27, por vetëhelmimi. Viktima ë

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

“Gërdeci”, shënohet viktima e 27Nga Tema

Një vit e gjysmë nga tragjedia e 15 marsit, kur humbën jetën 26 persona, Gërdeci ka shënuar dje viktimën e 27. Në fakt nuk ka qenë shpërthimi që ka shkaktuar vdekjen e viktimës së 27, por vetëhelmimi. Viktima është Kujtim Osmani, 43 vjeç, i cili në tragjedinë e rëndë kishte humbur vajzën e vetme, Resmie Osmani. Mendohet që ai t’i ketë dhënë fund jetës si pasojë e kushteve të vështira ekonomike, duke qenë se vetëm pak ditë më parë ishte pushuar nga puna në Bashkinë e Kamzës.

Sipas familjarëve, edhe pse motivi zyrtar i vdekjes së tij është vetëhelmimi, që nga dita kur vajza e tij ndërroi jetë, Kujtimi nuk e mori dot më veten. Ai e qante çdo ditë të bijën, madje kishte bërë gati edhe varrin pranë saj, sepse Kujtimi nuk kishte më asnjë dëshirë për të jetuar. Ndërsa goditjen finale e mori një javë më parë, kur i mbërriti dhe njoftimi se ishte pushuar nga puna si mirëmbajtës në Bashkinë e Kamzës. Familja Osmani humbi në tragjedinë e Gërdecit vajzën e vetme, Resmien, e cila la jetime Kristianën, që në atë kohë sapo kishte mbushur 4 muaj jetë. Familja Osmani është një prej atyre familjeve që nuk ka përfituar as paratë për varrimin e vajzës, ndërsa, sipas shtetit, Kristiana duhet të rritet me 5 mijë lekë pension në muaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›