E Shtunë, 31 Tetor 2026

Delio Rossi synon Interin

Ish-trajneri i Lazios dhe Palermos, Delio Rossi, thotë se ai është i gatshëm t`i përgjigjet ndonjë telefonate që mund të vijë nga Interi.

Rossi tashmë ka refuzuar mundësinë për t`u kthyer te Palermo dhe është lidhur me stolin e Gian Piero Gasperinit në Giuseppe Meazza.

"A jam i gatshëm për një ekip si Interi? Nuk kam frikë. Nëse duhet të drejtoj në Serie A është sepse mund ta fitoj kampionatin. Jam ulur në stol të shkëlqyeshëm tek Serie A, vetëm sepse kam qenë i suksesshëm", ka thënë Rossi për Sport Italia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›