Junajtid shumë i fortë për Çelsin
Me Uejn Runin në formë, Mançester Junajtid është i pandalshëm. Sulmuesi anglez shënoin golin e tij të nëntë në këtë sezon për “Djajtë e Kuq”, ndonëse humbi edhe një penallti në të 57-ën, me shifrat e vulosura 3-1 në favor të skuadrës kampione të Anglisë. Spektakli i pritur nga një përballje si ajo e djeshmja është justifikuar tërësisht, ndonëse ai që e pagoi më keq ishte Çelsi i Vilas Boashit. Vendësit janë futur menjëherë në ritmet e ndeshjes duke e detyruar formacionin londinez që të tërhiqet në mesfushën e tij. Megjithatë, goli nuk do të vonojë dhe Kris Smalling do të realizojë golin e parë të sfidës pas topit të dhuruar nga Eshli Jang. Mesfushori harkon në zonë dhe mbrojtësi, i pamarkuar nuk e ka të vështirë të mposhtë portierin Çeh. Ndërsa pritet një reagim i miqve, Mançesteri synon të shënojë ende. Pas shumë rasteve, do t’i vijë radha portugezit Nani që të lërë firmën e tij në një përballje si ajo e djeshmja. Supergol i këmbëshejtit luzitan që pasi driblon dy kundërshtarë lëshon një të djathtë potente në krahun e kundër të portierit Çeh, që nuk ka asnjë shans për të evituar golin. Kur pritej fundi i pjesës së parë, Runi përfiton nga një gabim foshnjarak i mbrojtjes së Çelsit dhe shënon golin e tretë dhe të fundit në atë fraksion loje. 45 minutat e dyta nisin më mirë për londinezët, që duket se futen në ndeshje pas golit të spanjollit Fernando Torres, por vetëm kaq, sepse janë “djajtë” e Fergusonit ata që marrin një fitore të merituar.
Stacioni i parë për Sitin
Mançester Siti nuk do të shkonte më larg se një barazim 2-2 në “Carven Cottage” të Fulhamit, ndonëse skuadra e Mançinit do të arrinte një avantazh komod prej 2-0. Serxho Aguero do të realizonte një dygolësh në minutat 18’ dhe 46’, por më pas në skenë do të futeshin vendësit e udhëhequr nga Bobi Zamora, që në fillim realizon golin e parë (56’) dhe më pas do të shërbente saktë për Deni Mërfin (75’), i cili do të shënonte golin e barazimit. Ndonëse “Citizens” do të kërkonin me çdo kusht fitoren, rezultati nuk do të ndryshonte deri në përfundim të takimit. Mançester Siti humbet kështu kreun që e mbante bashkë me “kushërinjtë” e urryer të Mançester Junajtidit, pasi deri përpara kësaj ndeshjeje, dy skuadrat nga Mançesteri ishin të vetme në krye të tabelës me pikë të plota.
Totenham, poker Liverpulit
Pas një starti të keq të këtij kampionati, skuadra e drejtuar nga Herri Redknap duket se zgjodhi Liverpulin si pikë kthese. Skuadra e Kevin Kiganit u shpartallua 4-0 në “Ëhite Hart Lane”, ndonëse luajtën që nga minuta e 28-të me 10 lojtarë dhe që nga e 63-ta me 9 vetë. Spursat, që deri në çastin e daljes me karton të kuq të Skërtelit (i dyti pas Adam), udhëhiqnin 1-0, shpërthyen me tre gola të tjetër, një nga Xhermen Defo dhe një dygolësh nga Emanuel Adebajor, për kënaqësinë e të gjithë tifozëve të pranishëm në stadium. Një tjetër ndeshje që përfundoi po me këtë rezultat, ishte Sandërlend – Stoke. Pokerin për skuadrën e Stiv Brus, e vuloëson golat e Brejmbëll, Gardner dhe Larson, pa harruar këtu autogolin e Udgejt.
Premier League – Java V
Rezultatet
Të shtunën
Blekbërn – Arsenal 4-3
Aston Vila – Njukastëll 1-1
Bolton – Noruiç 1-2
Everton – Uigan 2-1
Suonsi – ËBA 3-0
Ulves – QPR 0-3
Dje
Totenhem – Liverpul 4-0
Fulham – Mançester Siti 2-2
Sandërlend – Stoke 4-0
Man UTD – Çelsi 17:00
Renditja
Skuadra N F B H P
1.Man UTD 5 5 0 0 15
2.Man Siti 5 4 1 0 13
3.Çelsi 5 3 1 1 10
4.Njukastëll 5 2 3 0 9
5.Stoke 5 2 2 1 8
6.Everton 4 2 1 1 7
6.Aston Vila 5 1 4 0 7
8.Liverpul 5 2 1 2 7
9.Ulves 5 2 1 2 7
9.QPR 5 2 1 2 7
11.Totenham 4 2 0 2 6
12.Sandërlend 5 1 2 2 5
13.Noruiç 5 1 2 2 5
14.Suonsi 5 1 2 2 5
15.Uigan 5 1 2 2 5
16.Blekbërn 5 1 1 3 4
17.Arsenal 5 1 1 3 4
18.Fulham 5 0 3 2 3
19.Bolton 5 1 0 4 3
20.ËBA 5 1 0 4 3