Stoner fiton edhe në Spanjë, botërori më pranë
Kejzi Stoner, piloti i Hondas, ka fituar garën e radhës në Moto GP. Australiani, kryesuesi aktual i botërorit, ka kaluar i pari vijën e finishit në pistën e Aragonës, në Spanjë, duke dominuar garën nga fillimi në fund. Kjo është fitorja e tetë sezonale e Stonerit dhe fitorja e dytë radhazi në cirkuitin e Aragonës. Në vend të dytë e të tretë kanë mbyllur garën spanjollët Dani Pedrosa (Honda) dhe Horge Lorenzo (Yamaha). Stoner përforcon pozitat në krye të renditjes me këtë triumf të radhës. Australiani ka 44 pikë avantazh ndaj Lorenzos së vendit të dytë. Tjetër paraqitje zhgënjyese për Valentino Rosin. Piloti italian i Ducati e përfundoi garën në vendin e dhjetë.