E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dardanet Frankfurt: Edhe ne meritojme pershendetje

Si duket shumica e futbollisteve te kombetares kan formuar nje lloj rituali qe mos ti pershendesin tifozat e saj, pra ata shqiptare. Keshtu si ne shume ndeshje edhe ne Luxemburg futbollistet moren rrugen menjehere per ne teshatore pas 90 minutave, pervec 3 lojtareve (Cana, Salihu dhe Berisha). Ky injorim i kombetares eshte bere e zakonshme si ne ndeshjet ne Qemal Stafa ashtu edhe ne ndeshjet jashte vendit. Ne, Dardanet Frankfurt ishim edhe ne kete ndeshje prezent dhe u munduam qe pasi mbaroj ndeshja, me ane te gjesteve dhe thirjeve qe lojtaret tane te afrohen tek tifozet qe kane perkahur kombetaren 90 minuta. Por si cdo here nuk erdhen (pervec 3 lojtareve te cilet u ceken edhe me pare). Keshtu ndodh edhe ne Shqiperi, rrall here qe i pershendesin edhe pse edhe atje Dardanet nga Prishtina, Shkupi, Kacaniku,Vushtrria,Prizreni etj. marrin rrugen e gjate me plot sakrifica.
Ne pyesim cdo here se pse ata lojtar te njejt neper klubet e tyre i pershendesin tifozet dhe qendrojne disa minuta me adhuruesit e tyre, kurse me Shqiptaret JO. Edhe ne meritojme nje gezim edhe pse cdo here i kemi duartrokitur si ne fitore ashtu edhe ne humbje, dhe ate do ta bejme edhe ne te ardhmen...
Disa video amatore te tifozeve ne Luksemburg me poshte

Ultras Dardanet Frankfurt

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›