Brigel, trajneri i ri i MKE Ankaragücü

Ish-trajneri i Kombëtates shqiptare, 51-vjecari Hans Peter Brigel do të jetë trajneri i ekipit turk të Kategorisë së Parë, MKE Ankaragücü. Brigel ka drejtuar më parë në Turqi, Besiktas e Stambollit (1999/2000) dhe Trabzonsporit (2001/2002). Aventura e fundit si trajner e Brigelit ishte në krye të Kombëtares të Bahreinit. Nënkampioni i Botës me Gjermaninë në vitet 1982 dhe 1986 do të udhëtojë këtë javë në Turqi. Presidenti Kemal Ajdin dhe Brigel nënshkruan parimisht një parakontratë me faks. Në kampionatin e fundit, Ankaragücü u rendit në vendin e 13-të.