E Diel, 1 Nëntor 2026

Enciklopedia Maqedonase, shkakton debat dhe zemërim

Botimi i Enciklopedisë Maqedonase, në Maqedoni ka shkaktuar debat dhe zemërim. Ambasadat britanike dhe amerikane në Shkup, kanë mohuar kategorikisht çdo lloj botimi që tregon se ushritë e dy vendeve kanë stërvitur Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare. Në reagimet e tyre me shkrim ambasadat britanike dhe amerikane hedhin poshtë çdo lloj lidhje të ushtrive të vendeve të tyre me UÇK-në, grupin guerilas që luftonte me forcat maqedoanse të sigurisë në vitin 2001. Dy ambasadat thonë se do të kërkojnë nga Akademia e Shkencave të përmirësojë gabimin.
Njoftimet e Akademisë së Shkencave i kanë mohuar kategorikisht dhe zyrtarë të lartë të ish UÇK-së, tani figura politike në vend.
Ndërsa organziata shqiptare thekson se faktet për shqiptarët janë të pavërteta dhe ofenduese.
"Enciklopedinë Maqedonase" e botoi Akademia e Shkencave e mbështetur nga qeveria.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›