Gazeta "New York Times " feston 158 vjetorin e krijimit
Gazeta amerikane "New York Times" feston 158 vjetorin e saj të krijimit. "New York Times" është një gazetë e përditshme e themeluar në 1851 dhe publikohet ne New York të Shteteve të Bashkuara. Gazeta më e madhe metropolitane në Shtetet e Bashkuara, për vetë stilin e gazetës, për pamjen dhe përmbajtjen e saj, konsiderohet si një gazetë kombëtare për të dhëna dhe informacione nga të gjitha fushat e jetës. "New York Times" zotërohet nga kompania "New York Times" e cila publikon dhe boton gjithashtu edhe 18 gazeta të tjera, përfshirë këtu "International Herald Tribune" dhe "Boston Globe". Drejtuesi i kompanisë është Arthur Ochs Sulzberger Jr, familja e të cilit e ka kontrolluar këtë organ shtypi që nga viti 1896.
Motoja e gazetës, e cila është e stampuar në pjesën e sipërme të gazetës, majtas, është: "Të gjitha lajmet që vlejnë të printohen". Gazeta është e organizuar në disa sektorë, ku përfshihen, lajme, opinione, biznes, art, shkencë, sport, logo, dhe të tjera. Pas një formati prej tetë kolonash prej vitesh, "New York Times" u reduktua në gjashtë kolona në botimet e saj, dhe ishtë një nga gazetat e fundit që adoptoi fotografinë me ngjyra. "New York Times" ka fituar 101 Çmime Pulitzer, një shifër rekord duke e krahasuar me kompanitë e tjera të këtij lloji në fushën e botimit. Ëebsite i gazetës është më i popullarizuari online , dhe në dhejtor të 2008-ës, arriti shifrën e 18 milionë vizitorëve gjatë atij muaji. "New York Times" është themeluar në 18 shtator 1851, nga gazetari dhe politikani Henry Jarvis Raymond, dhe nga ish bankieri George Jones. Çmimi i parë për shitjen e gazetës ka qenë vetëm 1 cent.