Pavarësia e Kosovës, Hyseni, optimist për procesin në GJND
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni ka shprehur bindjen e tij se të gjitha vendet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës do të japin kontributin e tyre në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Shefi i diplomacisë kosovare ka deklaruar se vendet aleate të Kosovës do të japin argumente bindëse mbi legjitimitetin e pavarësisë.
Gjithashtu Hyseni bëri të ditur se gjatë vizitës në Nju Jork, ku do të zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, ku do të takohet edhe me përfaqësues të vendeve që nuk kanë njohur ende pavarësinë, të cilëve do t'u paraqesë argumentet e duhura për të hedhur këtë hap.