Rexhepi: Kërkesa e UNMIK-ut për leje në Suhadoll,e gabuar
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi, gjatë mbledhjes së sotme të Komitetit të Sigurisë, tha se situata në përgjithësi ka qenë e qetë në Mitrovicë, duke përfshirë edhe veriun, përkundër disa provokimeve.
Në këtë kontekst ai përmendi sulmin me gurë që ka ndodhur të enjten në veri ndaj autobusit që transporton nxënësit shqiptarë të Kodrës së Minatorëve.
Rexhepi kërkoi nga Policia e Kosovës dhe Policia e EULEX-it, që të marrin masa për parandalimin e këtyre incidenteve që mund të tensionojnë situatën. Në anën tjetër, ai theksoi se situata ka qenë e qetë dhe punët kanë ecur mirë sa i përket procesit të rindërtimit në Kroin e Vitakut. Kryetari Rexhepi shprehu besimin se ajo lagje që është bërë e njohur nga tensionet të kthehet në një vend ku njerëzit jetojnë pa frikë në shtëpitë dhe pronat e tyre pranë njëri-tjetrit.
Në takim është folur edhe për fillimin e ndërtimit të një objekti shkollor në Suhadoll për nxënësit e ciklit të ultë të shkollës fillore, ku të enjten zyrtarë të UNMIK-ut kanë kërkuar që të sigurohet leje për punë. Kryetari Rexhepi, tha se kërkesa e zyrtarëve të UNMIK-ut për leje është gabim, meqë ai vend ku ka nisur ndërtimi i asaj shkolle nuk është nën menaxhim të administratës së UNMIK-ut në veri.