E Diel, 1 Nëntor 2026

Dell: Emri i presidentes Jahjaga, nuk doli nga zarfi

Deklaratat e bujshme të Behxhet Pacollit nëse emri i Atifete Jahjagës ka dalë nga zarfi i Ambasadorit amerikan Dell, ka marre përgjigje nga vetë protagonisti i bisedimeve që sollën marrëveshjen politike mes tre liderëve partiak. Shefi i diplomacisë amerikane, deklaroi se emri i presidentes ka dalë nga diskutimet dhe jo nga zarfi.

“Kryetari i Prishtinës, Kryeministri Thaçi dhe Behxhet Pacolli mes tyre kanë diskutuar për shumë emra, por emri i Atifete Jahjagës është ai për të cilin kanë rënë në marëveshje që të tre. Ky emër nuk u është imponuar atyre”, ka thënë Dell.
 

Por i kujt ka qenë propozimi që Atifete Jahjaga të bëhej presidente e Republikës së Kosovës?

Ata kanë biseduar për emrin së bashku. Emri ka dalë si rezultat i diskutimeve të liderëve kosovarë”, shtoi ambasadori amerikan.

Ditë me parë edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa kishte deklaruar se emri nuk ka dale nga zarfi por është diskutuar gjatë takimeve qe janë zhvilluar ato ditë. Mustafa ka thënë se atij i është kërkuar qe të propozojë një emër për president, por ai ka refuzuar, pasi sipas tij, LDK është parti opozitare.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›