E Shtunë, 31 Tetor 2026

FOL: Të konfiskohet pasuria e të korruptuarve

Lëvizja “FOL” publikoi “Analizën mbi kornizën ligjore kundër pasurisë së përvetësuar në mënyrë të paligjshme” e cila trajton mungesën e legjislacionit për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme në Kosovë.

Përfaqësues të lëvizjes thanë se "drejtësia kundër atyre që keqpërdorin paratë e qytetarëve të Kosovës vendoset vetëm atëherë kur këta person përveç se janë në burg gjithashtu u konfiskohet pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme".

Venera Ramaj, hulumtuese në Lëvizjen “FOL” vuri në pah neglizhencën e institucioneve që të zbatojnë edhe legjislacionin ekzistues në fushën e konfiskimit të pasurisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›