Tetra dhe paraplegjikët ndërpresin grevën e urisë

Lënë grevën e urisë 24 personat me aftësi të kufizuara edhe pse akoma nuk është marrë asnjë vendim nga këshilli i ministrave për plotësimin e kërkesave të tyre.
Shkaku i daljes së menjëhershme nga greva ishte gjendja e rënduar shëndetësore e grevistëve. Ndërkohë që ata largohen nga shoqata ku kanë qëndruar të ngujuar për nëntë ditë i kujtojnë qeverisë se edhe ata janë si gjithë të tjerët.
Greva e urisë e filluar nëntë ditë më parë pikërisht me datë 14 prill u mbyll edhe pse grevistët përveç premtimeve nuk kanë marrë asnjë përgjigje konkrete nga ana e institucioneve shtetërore. Akoma nuk ka asnjë vendim nëse protestat apo greva do rinisë gjatë ditëve në vazhdim.