E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dell: Kështu jeni

Christopher Dell nuk ka qenë kurrë më i drejtpërdrejtë sesa të premten. Ambasadori amerikan në Prishtinë deklaroi se i gjithë spektri politik kosovar është i korruptuar. Ai nuk kurseu as Agjencinë Kundër Korrupsionit, mediet dhe gazetarët. Dell pohoi se asnjë investues i huaj nuk vjen në Kosovë, përderisa korrupsioni këtu po bën kërdi.

U ftua si mysafir, por nuk la të zezë pa thënë. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Christopher Dell ka shfrytëzuar ceremoninë e diplomimit të kandidatëve të Institutit Gjyqësor të Kosovës për gjyqtarë dhe prokurorë, për të mbajtur një fjalim 20 minutash.

Nuk doli para gjyqtarëve e prokurorëve për t’ua uruar diplomimin. Dell shfrytëzoi minutat e tij për të shfryrë mllefin që kishte akumuluar kaherë. U tregua i ashpër për çështjen e korrupsionit në vend. Ai qysh në fillim të fjalimi të tij tha se kësaj radhe ka vendosur të flasë seriozisht për këtë çështje. Nuk la kënd pa e akuzuar.

Akuzoi politikanët, mediet e madje edhe agjencinë e cila merret me rastet e korrupsionit.

Tha se gjithë spektri politik e shoqëror të vendit është i zhytur në korrupsion. Sipas tij, të gjithë po flasin për korrupsionin, por askush nuk e lufton.

“Të gjitha partitë bëjnë me gisht nga njëra-tjetra për korrupsion, por vetë ata janë të gatshëm t’i mbushin kutitë e votimit dhe t’u sigurojnë ndonjë fitim të tenderëve të afërmve të tyre”, ka thënë Ambasadori Dell.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në gazetën Express)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›