E Diel, 1 Nëntor 2026

Fëmija afgan: Vërasësi Bales nuk ishte vetëm

Rreshteri i ushtrisë së SHBA, Robert Bales, tashmë është akuzuar për 17 vrasje të fshatarëve afganë. Mirëpo, tani janë shfaqur dy versione të asaj që ka ndodhur në natën e 11 marsit, kur civilët afganë u qëlluan për vdekje.

Versioni parë është ai i Ushtrisë. Rreshteri Bales, nën presionin e problemeve martesore, e braktisi i dehur kampin Belambai - që ndodhet rreth 12 mile larg Kandaharit – me revole dhe pushkë automatike në duar, dhe pastaj vrau gjashtë njerëz derisa ishin në gjumë. Bales ndërkohë u kthye në bazë, prej nga u nis drejt fshatit tjetër, ku vrau edhe 111 persona të tjerë. Ai veproi vetëm dhe i ka pranuar vrasjet, pohon ushtria amerikane.

Mirëpo, ndërkohë u shfaq edhe një version i një fëmije që ishte dëshmitar i ngjarjes. Ky version u dha nga gazetarja e SBS Dateline Australia,Yalda Hakim. Hakim, e cila u lind në Afganistan por si fëmijë emigroi në Australi, është gazetarja e parë ndërkombëtare që intervistoi dëshmitarët e mbijetuar të ngjarjes.

Ai thotë se hetuesit amerikanë u munduan ta parandalonin që të mos i intervistonte fëmijët, duke i thënë se pyetjet e saj do të mund t’i traumatizonin ata. Megjithatë, ajo iu drejtua udhëheqësve të fshatit, të cilët edhe e aranzhuan intervistimin e dëshmitarëve.

Në videon e xhiruar nga Hakim, një fëmijë i thotë asaj se gjatë vrasjeve prezent ishin edhe disa amerikanë të tjerë, të cilët po qëndronin në oborr me bateri në duar.

Noorbinak (8) i tha gazetares Hakim se vrasësi fillimisht e vrau qenin e babait të saj. Pastaj, sipas asaj që thotë Noorbinak në video, ai e qëlloi babin e saj, ndërkohë që nënën e saj e tërhoqi zvarrë për flokësh. Kur babai i saj filloi të bërtiste, ai e vrau atë. Pastaj ktheu armën drejt Noorbinak, duke e qëlluar atë në këmbë.

“Një njeri hyri në dhomë, përderisa të tjerët po qëndronin në oborr, dhe po mbanin drita në duar”, thotë Noorbinak në video.

Vëllai i njërës prej viktimave i thotë gazetares Hakim se, i vëllai i tij kishte përmendur praninë e më shumë se një ushtari, dhe se ata kishin drita në helmeta. Gjithashtu, ata kishin drita edhe një maja të tytave të armëve, tregon ai.

“Ata nuk e dinin nëse bëhej fjalë për 15 apo 20 veta, megjithëse ishin mjaft”, thotë ai në video.

Zyrtarët e ushtrisë amerikane mohuan në vazhdimësi se ka pasur edhe ushtarë të tjerë të përfshirë në masakër, duke nënvizuar se Bales veproi i vetëm.

Bales, i cili është dërguat në burgun ushtarak të sigurisë së lartë në Fort Leavenworth, në Kanzas, javën e kaluar është akuzuar për 17 vrasje dhe për gjashtë tentim-vrasje.

Masakra e kryer nga ai ndodhi vetëm disa ditë pasi një bombë e vendosur përskaj rrugës rezultoi me humbjen e këmbës së ushtari amerikan. Banorët e fshatit i thanë gazetarëve dhe zyrtarëve të Qeverisë së Afganistanit se pas atij sulmi me bombë forcat amerikane kishin rreshtuar meshkujt e fshatit para një muri, duk iu thënën se ata do të paguajnë shtrenjtë për këtë gjë. Pentagoni ndërkaq i mohoi këto deklarime.

Gjenerali Karimi, i cili është caktuar nga presidenti afgan Karzai për hetimin e rastit të vrasjeve,i tha gazetares Hakim se, edhe ai ka dilema nëse Bales veproi i vetëm, ngase është e habitshme se si ka mundur të largohej nga baza pa u vërejtur fare.

“Të moshuarit e fshatit e kanë thënë disa herë se pjesëmarrës ishin disa ushtarë, madje në vendngjarje ka shumë shenja çizmesh”, i tha gjenerali afgan gazetares Hakim. Ai tregoi se, fshatarët i kishin thënë se kanë parë me sytë e tyre se si tre apo katër persona ishin gërmuqur derisa helikopterët po fluturonin mbi gjatë kohës së vrasjeve.

“Ndoshta po e kërkonin atë?”, i kishte pyetur Karimi fshatarët.

“Jo,” i ishin përgjigjur ata. “Ata ishin aty që nga fillimi”.(msnbc.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›