Dell: Korrupsioni po bën kërdinë në Kosovë
PRISHTINË- Korrupsioni po bën kërdinë në Kosovë dhe po e fundos vendin ekonomikisht. Ka qënë kjo deklarata e ambasadorit amerikan Kristofer Dell, i cili gjatë një ceremonie të dekretimit të 56 gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj lëshoi akuza te forta ndaj të gjithë spektrit politik e shoqëror në Kosovë, që sipas tij është zhytur thellë në korrupsion.
“ Qëndrimi ndaj korrupsionit duhet të ndryshojë. Nuk mund të qëndrojë botëkuptimi se ‘Është korrupsion vetëm kur e bën dikush tjetër’. Të gjithë anëtarët e partive politike bëjnë me gisht nga njëri tjetri duke thënë se ata janë të korruptuarit. Por, disa prej tyre që bëjnë me gisht janë po aq të gatshëm të mbushin kutitë e votimit, t’ua gjejnë anëtarëve të familjeve të tyre ndonjë vend të mirë pune në Qeveri dhe t’ua mundësojnë miqve të tyre marrjen e kontratave të leverdishme afariste kur kjo gjë është në interesin e tyre,” deklaroi Dell.
Dell nuk e përjashtoi asnjë parti nga ky pohim duke akuzuar edhe mediat kosovare si të papërgjegjshme. Sipas Dell korrupsioni po ndikon në fundosjen e Kosovës ekonomikisht pasi asnjë investitor i huaj nuk do të dëshironte që të investojë në një vend ku korrupsioni po bën kërdi.
Ndërkohë presidentja Atifete Jahjaga jesëmarrëse në këtë ceremoni, ka dhënë garancinë e saj se në Kosovë do të respektohen ligjet dhe Kushtetuta, ndërsa u ka bërë apel të 56 certifikuarve për gjyqtarë e prokurorë që mikun e vetëm të tyre të kenë ligji dhe Kushtetutën.
(el.me/BalkanWeb)