E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, shoqëria civile dhe OJQ, marrëveshje bashkëpunimi me Avokatin e Popullit

SHKODËR- Shoqëria civile dhe OJQ-të e qytetit të Shkodrës janë të parat në të gjithë vendin që kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Avokatin e Popullit.

Kjo nismë, e cila do të pasohet në Tiranë e më pas në të gjithë vendin është cilësuar një hap pozitiv nga Avokati i Popullit Igli Totozani.

Ky i fundit thotë se organi këshillmor që do të funksionojë brenda këtij institucioni do të jetë përherë në mbrojtje të qytetarëve dhe të drejtave e lirive të tyre. Avokati i Popullit zhvilloi takime me qytetarët në zyrën e këtij institucioni, ku është njohur me problemet e tyre.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›