Gjykata Administrative, Arvizu: Politika të bashkëpunojë
LEZHË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksandër Arvizu, ka apeluar nga qyteti i Lezhës për bashkëpunim nga politika shqiptare, për miratimin e ligjit për Gjykatën Administrative shqiptare, si një ligj i domosdoshëm për sektorin e drejtësisë.
“Besojmë se sistemi i Gjykatës Administrative do ta forconte sektorin gjyqësor. Do ti bëja thirrje të gjithë drejtuesve politikë të ndërmerrnin hapa për ta mundësuar dhe për ta kaluar atë”- deklaroi ambasadori Arvizu.
Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ka prezantuar në Gjykatën e Lezhës sistemin e regjistrimit audio të seancave gjyqësore, një nga reformat e rëndësishme në sistemin e drejtësisë, që është cilësuar nga ministri si një hap para kundër korrupsionit.
“Ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për të gjithë sistemin e drejtësisë sepse nga sot fillon një epokë e re e dixhitalizimit të sistemit të drejtësisë. Sot ne nuk flasim për reformë që do të kryejmë në të ardhmen, por me krenari sëbashku me ambasadën amerikane, sëbashku me projektin USAID mund të themi me shumë krenari filluam”,- deklaroi ministri Halimi.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)