E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakavijë, pranga 29-vjecarit, transportonte drogë në Greqi

KAKAVIJË- Një 29-vjecar është arrestuar sot në pikën kufitare të Kakavijës, pasi po drogë drogë nga Lazarati në drejtim të Greqisë.

Klement Domeri është kapur në flagrancë teksa udhëtonte me mjetin tip Golf 4 me targë Sarande SR 80 87 B. Gjatë kontrollit në automjet iu zbuluan 4 pako të mbështjella me natriban në gomën rezervë dhe një tjetër të fshehur në shasi, të gjitha në total me 5 kilogram mariuanë.

Sipas policisë i riu kishte lyer pakot me krem dhe parfum për të shmangur zbulimin. Mësohet se 29-vjecari kishte blerë në mëngjes herët drogën në Lazarat, nga ku kishte transportuar dhe një makineri përpunimi droge për ta riparuar në Athinë, e cila ishte dhe destinacioni i lëndës narkotike. Tashmë vazhdojnë hetimet për kapjen e personit që i ka shitur drogën në Lazarat.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›