Gushi: Vrava se s’kisha lekëDëshmia: Ja si jetonte
Të tjera rreth shkrimit VIDEO Rrëfimi: Kush vononte vritej VIDEO Policia: Kreu 16 krime në 4 vjet Gruaja e argjendarit: Do të hakmerremi Nishani: E papërkulur ndërhyrja e policisë për drejtësi FOTO - Arrestohet 44 vjecari vrasës, Viktor Gushi SONDAZH - E ndjeni veten të pasigurtë në Tiranë?
TIRANË - Viktor Gushi, 37 vjeç përgjatë ditës së sotme ka pranuar autorësinë e dhjetra grabitjeve të tjera. Gjatë orëve të pasdites ai është dërguar edhe në herë në vendin e ngjarjes, krimi i tij i fundit ku ka rindërtuar të gjithë skemën e ngjarjes tragjike.
Me qetësi Gushi ka pranuar të bashkëpunojë me policinë e shtetit, duke u treguar I gatshëm të tregojë me detaje se si arriti të hyjë në bankën NBG. “Kisha mbetur pa lek, - ka treguar ai - dhe më nevojiteshin jo vetëm për qiranë e shtëpisë por edhe për të ngënë dhe luajtur në llotot sportive”.
Ndërkohë që gjatë marjes në pyetje në prani edhe të prokurorëve, Viktor Gushi ka pranuar dhe dhjetëra grabitje të tjera. Kjo ka surprizuar anëtarët e grupit hetimor, pasi një seri ngjarjes që ishin mbuluar nga pluhri dhe që qëndronin në kartotekë të pazbardhura, duket se tashmë kanë një autor,44 vjeçarin Viktor Gushi. Pritet që ditën e Dielë Gushi të dalë para gjykatës ku do të njihet me masën e sigurisë të arrestit në burg. Ndërkohë që komshinjtë dhe pronari i shtëpisë tregojnë se Gushi, se gjithmonë e kishin parë të vetëm. Ai paguante vetëm 100 mijë lekë të vjetra në dhomën gansionere dhe kishte 5 muaj që jetonte në zonën e “Don Boskos’. Ndërkohë që për policinë ai njihej me nofkën Njeriu i së Premtes, për shkak se grabitjet i kryente gjithmonë ditën e fundjavë. Kohët e fundit Gushi kishte ndryshuar skemën, duke u shfaqur vetëm në ditët e para të javës të Hënën ose të Martën.
DËSHMITARËT: U ARRESTUA NË LOKALIN KU LUANTE
Viktor Gushi ulej nw një tavoline dhe tentonte fatin me lloto sporti. Pronari i lokalit tregon për Vizion Plus se prej tre muajsh Gushi ishte klient i rregullt. Sipas tij ai ishte pashoqërueshëm, i heshtur, por edhe i dyshimtë sepse gjithmonë fitonte. Dyshimet tek pronari i lokalit u shtuan kur Viktor Gushi ditët e fundit këmbëngulte te shihte lajme. Rreth orës 18 të së enjtes, katër agjente të policisë e arrestuan pa bërë rezistence.
Viktor Gushi asnjëherë nuk tregonte origjinën e tij ose jepte informacione te ndryshme. Një nga shitëset fare pranë garsonierës ku ai jetonte prej disa muajsh me qera tregon se ai ishte ishte klient i rregullt, por blinte vetëm buke dhe kos. Të zotët e shtëpisë që kishin lëshuar me rreth 10 mije lekë qera në muaj garsioneren për Viktor Gushin kanë refuzuar te flasin. Por natyrisht përtej Tiranës, ne lagjen Dukas te Patosit ku ka jetuar para 15 vjetësh familja e tij janë shokuar nga ngjarja. Banorët e pakte qe kane pranuar te flasin thonë se nuk e kanë njohur autorin por vlerësojnë familjen e tij. Nga profili i tij në rrjetin social Facebook, autori i dy vrasjeve dhe një sere grabitjesh shfaqet si adhurues i femrave, tregon një histori ku shfaqet i dhunshëm me vellain e tij, ndërsa një poezi dashurie e ka publikuar për një vajze. Sipas dëshmitarëve Viktor Gushi u arrestua rreth orës 18 të së enjtes në lokalin e lagjes, por policia e bëri publik aksionin 4 orë më pas ku e kishte zhvendosur personin ne garsonierën e tij.
(aq/shqiptarja.com)