E Diel, 1 Nëntor 2026

Dell-Kosovës: Duhet të krenoheni me zgjedhjet

Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Christopher Dell nëpërmjet një deklarate ka vlerësuar me nota të larta zgjedhjet lokale të së dielës në Kosovë, duke thënë se "Kosova dhe qytetarët e saj mund të jenë shumë krenarë".
"Votuesit e Kosovës, politikanët e saj, dhe zyrtarët të ngarkuar me organizimin- thuhet në deklaratë, i kanë treguar botës se "një Kosovë e pavarur është një vend ku demokracia mund të lulëzojë, dhe lulëzon".
Dell i shpreh mirënjohje numrit të madh të qytetarëve të Kosovës për të shkuar në votime dhe për të ushtruar të drejtën e tyre demokratike. "Votat tuaja theksuan se një qytetari aktive dhe e angazhuar është jetike për një demokraci të shëndoshë", thotë Dell dhe i inkurajon që të mbeten të angazhuar kur fletëvotimet të numërohen dhe rezultatet të shpallen.
Gjithashtu Dell serbëve që votuan u shpreh mirënjohje për vendimin dhe guximin e tyre për të marrë pjesë në zgjedhje, ndërsa u shpreh mirënjohje partive politike dhe politikanëve që kanë bërë "fushata energjike dhe përgjithësisht pa incidente".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›