Jovanoviç: Serbët morën përsipër përgjegjësitë
Kryetari i Partise Liberal Demokrate në Serbi, Cedomir Jovanoviç ka vlerësuar daljen në zgjedhjet vendore të serbëve në Kosovë.
Jovanoviç ka vlerësuar se dalja në zgjedhje e serbëve është një veprim inkurajues që tregon se ata duan të marrin përsipër përgjegjësinë për jetën e tyre në Kosovë.
"Rezultati i zgjedhjeve të djeshme na inkurajon. Në ato mjedise ku serbët kanë mbetur vetëm pasi janë braktisur nga Beogradi, dalja e tyre në zgjedhje ka qenë po aq e rëndësishme se zgjedhjet lokale për komunat qëndrore të Beogradit", ka deklaruar Jovanoviç.