E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu: Zgjedhjet treguan zhvillimin e demokracisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, e vlerësoi procesin e djeshëm zgjedhor si një provim të dhënë për zhvillimin e demokracisë në Kosovë, për ecjen e Kosovës si vend dhe për stabilitetin e qëndrueshëm të punës së institucioneve.
"Dua të vlerësoj konkurrencën e mirë të partive politike, të kandidatëve të pavarur, dhe në përgjithësi procesin që ishte i drejtë.
"Nëse ka ndonjë ankesë sigurisht do të shkojë në Komisionin Qendror përkatësisht në Komisionin e Ankesave dhe të Parashtresave dhe ata do merren me to. Ky është një provim i dhënë për zhvillimin e demokracisë në Kosovë, për ecjen tonë si vend dhe natyrisht për stabilitetin e qëndrueshëm të punës së institucioneve të vendit ", theksoi Sejdiu.
Duke u përgjigjur në pyetjen se si do veprohet me tri komunat në veri të Kosovës, të cilat i kanë bojkotuar zgjedhjet, presidenti Sejdiu tha se në atë pjesë, meqë kemi mbështetjen e EULEX-it dhe të ICO-së, do të konsultohemi dhe do të veprojmë sipas ligjit dhe se një gjë është e qartë se strukturat paralele nuk do të legjitimohen asnjëherë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›