Dell: Luftë kundër korrupsionit

Lufta e pakompromios kundër korrupsionit është e vetmja rrugë për integrimin e Kosovës në strukturat europiane.Ky është mesazhi I ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Christopher Dell dhe atij Gjerman Hans Dieter Steinbach, pas takimeve me Ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi.
"Ministri ka mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtaren dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që në bashkëpunim me EULEX-in të punojë për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të përshpejtuar rrugën drejt të ardhmes evropiane", tha Christopher Dell, ambasador i SHBA-ve në Kosovë.
"Kjo ministri ka shumë obligime edhe sa i përket rendit dhe ligjit, sa i përket edhe plotësimit të pakos së Ahtisaarit, liberalizimit të vizave. Përvoja dhe përkrahja e SHBA-ve nuk kanë munguar asnjëherë. Do të kemi përkrahjen edhe si Kosovë, por në mënyrë specifike dhe si Ministri e Punëve të Brendshme në përgjithësi dhe në strukturat e policisë në veçanti", u shpreh Bajram Rexhepi, ministër i Brendshëm i Kosovës.
Ambasadori i Gjermanisë Hans Dieter Steinbach pas takimit me Ministrin Rexhepi tha se pret një luftë më të ashpër kundër korrupsionit.Në presim që Qeveria e Kosovës të luftojë korrupsionin ka përfunduar ambasadori gjerman në Kosovë.
Bul Salihu < I mëparshmi