Suedia: "Maqedonia Veriore" zgjidhje e mundshme para qershorit
GETEBURG - Në vigjilje të bisedimeve të reja mes "Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë" dhe Greqisë duket se po arrihet një marrëveshje për cështjen e emrit, njoftoi sot radioja suedeze.
Kontesti për emrin e pengon Maqedoninë të bëhet anëtare e NATO-s, si dhe t'i fillojë negociatat për anëtarësimin në BE. Janë zhvilluar negociata të gjata ndërmjetësuese, ndërsa tani, publikoi radioja, duket se propozimi që të përdoret emri "Maqedonia Veriore" do të mund të ishte zgjidhja.
Liderët e të dy vendeve zyrtarisht bënë të ditur se do të dëshironin që së shpejti të arrihet zgjidhja me qëllim që të përforcohen edhe më shumë marrëdhëniet ekonomike mes dy fqinjve.
Të dyja palët do të takohen në mesin e muajit prill, ndërsa sipas radios suedeze, ka njohuri se zgjidhja për emrin do të mund të arrihet para qershorit të këtij viti.
(e.n/mia/BalkanWeb)