E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimet në qeveri, Krasniqi: Rezultate, shumë shpejt

Ndryshimet në kabinetin e Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi janë pozitive.Kështu është shprehur Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, duke shpresuar se së shpejti do të duken rezultatet e e riformatimit të Qeverisë.

"Ne vlerësojmë çdo ndryshim pozitiv që bëhet në çdo institucion, në këtë rast edhe në Qeverinë e Kosovës dhe shpresojmë se rezultatet e këtij ndryshimi do të vërehen pas pak kohësh", tha Jakup Krasniqi, kryetar i Parlamentit të Kosovës.

Sipas kryeparlamentarit Krasniqi kushtetuta e Kosovës nuk lejon mbajtjen e dy posteve shtetërore nga i njëjti person. "Me kushtetutë edhe me këtë mandat, po e ceki edhe njëherë vetëm ministrat kanë të drejtë në ekzekutiv ta mbajnë këtë mandat deri në fund të këtij mandati. Dy pozita, asnjë përgjegjësi tjetër në nivel të lartë të administratës publike nuk ka të drejtë t’i mbajë dy poste dhe është konflikt interesi. Megjithatë kjo çështje është më tepër çështje e përgjegjësisë individuale dhe morale e secilit individ", tha Krasniqi.

Disa ministra të kabinetit Thaçi prej dy vjetësh marrin rroga të plota edhe nga Qeveria edhe nga Parlamenti, gjë që bie ndesh me kushtetutën e Kosovës.

Bul Salihu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›