E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beograd,Steinberg: Zbatoni planin e Ahtisarit

BEOGRAD– Zv/sekretari amerikan i Shtetit, James Steinberg, gjatë vizitës së tij në Serbi do ti përcjellë presidentit serb, Boris Tadic, edhe porosinë amerikane se ëashingtoni insiston në bashkëpunimin e Beogradit në zbatimin e parimeve të Planit të Ahtisaarit, përfshirë aty decentralizimin e Kosovës, shkruan sot gazeta serbe “Danas”.

Sipas gazetës, në një takim me gazetarë nga rajoni, para turneut të tij ballkanik, Steinberg është shprehur optimist për zhvillimet e deritanishme, ndërsa më së shumti kohë thuhet t’i ketë kushtuar çështjes së dallimeve që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar aty “interesin e përbashkët për zgjidhje pragmatike” të disa çështjeve kontestuese.

“Fuqishëm e përkrahim EULEX-in. Duam të bisedojmë se si të lehtësohet puna dhe si të ndërtohen urat mes dy komuniteteve në Kosovë. Për këtë arsye ekzistojnë interesat e dyanshme dhe është shumë me rëndësi që kjo të bëhet në atë mënyrë që do të pengojë rritjen e jostabilitetit në rajon”, ka thënë Steinberg.

“Danas” më tutje raporton se zyrtari i lartë amerikan ka theksuar edhe “nevojën për fokusim në sigurimin e “nivelit pragmatik të bashkëpunimit dhe forcimit të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës”.
Steinberg ka përsëritur se pozicioni i SHBA-së ndaj pavarësisë së Kosovës dhe hapat e ndërlidhur të administratës amerikane në dy vjetët e kaluar paraqesin kontribut pozitiv për stabilitet dhe përparim në Ballkan, ndërsa ka shtuar se edhe Washingtoni do të vazhdojë angazhimin e fuqishëm në zgjerimin e bazës së përkrahjes ndërkombëtare dhe njohje zyrtare të Republikës së Kosovës.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›