E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha fton kompanitë estoneze të investojnë në Shqipëri

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha ftoi sot biznesmenët estonezë të shtrijnë investimet e tyre në Shqipëri, ndërsa i siguroi se përpjekjet e tyre do të shpërblehen, duke u shndërruar në histori suksesi.

Kryeministri Berisha dhe homologu i tij estonez, Andrus Ansip, morën pjesë sot në Forumin e Biznesit "Investement in Albania", ku ishin të pranishëm biznesmenë të të dy vendeve.
Duke hapur punimet e këtij Forumi, Kryeministri Berisha e cilësoi vizitën e parë zyrtare të një kryeministri nga Estonia në Shqipëri, si një impuls mjaft të fuqishëm për sa i përket marrëdhënieve ekonomike, që priten të zhvillohen me shpejtësi në të ardhmen.

Kreu i Qeverisë shprehu bindjen se investimet estoneze në Shqipëri do të kenë një sukses të padiskutueshëm. "Unë ju ftoj të investoni në këtë vend, i cili është i vogël, por ka një potencial shumë të madh. Potencialet më të mëdha që vendi ju ofron janë: energjia, turizmi, prodhimi e minierat", tha Kryeministri Berisha.
Ftesa e palës shqiptare për investim është mirëpritur nga pala estoneze. Kryeministri Andrus Ansip ka deklaruar se biznesi estonez është interesuar për investime specifike në Shqipëri.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›