E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panairi i Punës, 140 vende për një mijë kandidatë

Rreth 1000 kandidatë për 140 vende të reja pune në kompanitë më të mëdha të vendit. Kjo është arritja e panairit vjetor të punës që organizohet nga Dhoma Amerikane e Tregtisë. Në nisje të aktivitetit i pranishëm ishte edhe ministri i Punës, i cili ka vlerësuar këtë angazhim për forcimin e tregut të punës.

"Një pjesë e konkurrentëve pas përzgjedhjeve paraprake nuk kanë fituar në fakt që të kenë intervista, por pjesa më e madhe e tyre, mbi 80 për qind e aplikantëve, do të intervistohen sot. Ne në mënyrë të vecantë kërkuam sot pjesëmarrjen e ministrit të Punës, sepse këtë bashkëpunim e kemi patur gjatë gjithë këtyre viteve", tha Filoreta Luli (Faber), drejtore ekzekutive DHAT

"Një panair që tenton të forcojë tregune punës kaq të domosdoshëm për zhvillimet politike dhe ekonomike të vendit tonë. Tregu i punës ka nevojë për njerëz të rinj, për fuqi punëtore të re, ndaj dhe qëllimi i këtij panairi të sotëm është që të hedhë në treg këta njerëz profesionistë", u shpreh Spiro Ksera, ministër i Punës.

Eshtë i pesti vit radhazi që Dhoma Amerikane e Tregtisë organizon një panair të ngjashëm pune. Këtë vit kërkesat më të shumta të biznesit kanë qenë për inxhinierë elektronikë, financiarë dhe agjentë shitjesh.

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›