Dhoma Amerikane, çelet Panairi i Punës
18/05/2010 Punësimi
Ditën e sotme Dhoma Amerikane e Tregtisë organizon tek Hotel Tirana International, edicionin e dhjetë të Panairit të Punës. Në këtë edicion janë në lojë për të gjetur punonjës 20 kompanitë më të njohura në vend nga fusha e telekomunikacionit, bankave, ndërtimit, prodhimit, studiove audituese, të cilat kanë hedhur në tregun e punës 140 vende të lira për pozicione si agjent shitjeje, specialist IT, ekonomist, financier dhe inxhinier. Ky aktivitet është unik për llojin e vet dhe ka sjellë një risi në tregun e punës. Të rinjtë profesionistë apo ata që duan të bëjnë karrierë, një herë në vit kanë mundësinë të përballen me kompanitë më prestigjioze në vend dhe të konkurrojnë për pozicionin e punës. Përballja e punëdhënësve dhe punëmarrësve për gjatë dy ditëve të panairit tregon se cilat janë nevojat e kompanive për punonjës, profesionet më të preferuara dhe sa janë të përgatitur dhe profesional punonjësit për këto vende. Kjo shihet edhe si një mundësi direkte për të rinjtë që përballen me kompanitë për të mësuar nevojat që kanë këto të fundit për punonjës të rinj. Ceremonia e këtij panairi do të përshëndetet nga ministri i Punës i Çështjeve Sociale dhe i Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, si dhe Presidenti i Dhomës Amerikane Robert Wood. Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri është një organizatë private e biznesit e angazhuar për të ndihmuar në përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri, si dhe në përmirësimin e imazhit të biznesit shqiptar në tregjet amerikane dhe ndërkombëtare.