Dell: SHBA e përkrah aksionin në veri

Ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell, ka shprehur keqardhje që nuk “lejohet rendi dhe ligji” në pjesën veriore të Kosovës.
“Më vjen keq që grupet ekstremiste serbe nuk e lejojnë funksionimin e rendit dhe ligjit në pjesën veriore”, tha sot Dell, gjatë qëndrimit në Junik.
Sipas tij, KFOR-i është i mandatuar nga Rezoluta e OKB-së për ta ruajtur sigurinë në Kosovë.
Dell ka thënë se "ne e mbështesim çdo aksion në veri të Kosovës". /rel/