Jahjaga: Eliminimi i Gaddafit, fitore e popullit të Libisë

Zyra e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, përshëndet përfundimin e konflikteve në Libi dhe përfundimin e operacioneve të forcave të NATO-s në ndihmë forcave demokratike dhe popullit të Libisë për heqjen e sistemit të diktaturës mbi dyzet vjeçare.
Në një komunikatë për media të kësaj zyre thuhet se eliminimi e diktatorit libian Muammar el Gaddafit është fitore e popullit të Libisë mbi forcat e së keqes, është përfundim i një kapitulli tragjik dhe të rëndë për popullin dhe hapje e perspektivës së re për përparimin dhe për zhvillimin e demokracisë në Libi.
Diktatori i rrëzuar libian, Gaddafi është vrarë të enjten në Libi. Ai ka qëndruar në pushtet për 42 vjet.