Kushtet e daljes në pension për 2011-2013
20/10/2011 Lista me 13 dokumentet e daljes në pension për efekt të kërkesës paraprake
Si ndryshon mosha për të tria kategoritë, kush duhet të bëjë kërkesë përfitimi
Mosha e daljes në pension për të gjitha kategoritë që bëhen pjesë e skemës së përfitimit për herë të parë pëson një tjetër rritje duke filluar nga 1 korriku i këtij viti deri në korrikun e vitit pasardhës. Rritje moshe kjo e diferencuar sipas kategorive, ku përfshihen punët që aplikuesi për pension ka kryer. Për të mos rrezikuar as edhe një ditë marrjen e pensionit, duhet bërë kërkesa paraprake, e cila ndihmon në kryerjen e verifikimeve dhe plotësimit të dokumentacioneve që duhen dorëzuar pranë organeve të sigurimeve shoqërore për lidhjen e pensionit. Kështu, për kategoritë që janë në prag të përmbushjes së moshës e mira është që kërkesa paraprake dhe lista e dokumenteve që e shoqërojnë atë të bëhet tani. Skema saktëson se mosha e daljes në pension për punët e kategorisë së parë duke filluar nga 1 korriku i këtij viti deri më 30 qershor 2012 arrihet kur burrat mbushin moshën 59 vjeç dhe gratë 54 vjeç. Për të njëjtën periudhë të vitit 2012-2013 mosha e daljes në pension për këtë kategori nuk do të pësojë rritje, pasi në këtë rast rritja do të shkojë përkatësisht me një vit vetëm për periudhën e vjetërsisë së punës së kryer, e cila duhet të jetë 33 vjet. Njëkohësisht mosha e daljes në pension për kategorinë e dytë duke filluar nga 1 korriku 2011 e deri më 30 qershor 2012 pëson rritje po rreth 6 muaj më shumë nga viti paraardhës, duke shkuar në 64 vjeç për burrat dhe 59 vjeç për gratë. Për punët e kategorisë së tretë rritja maksimale e moshës arrihet që gjatë këtij vitit. Në dy tabelat bashkëngjitur shkrimit do të gjeni të detajuara ndryshimet e moshës së daljes në pension së bashku me ditëlindjet e personave që duhet të bëjnë dhe kërkesat për përfitimin.
Kushtet e daljes në pension nga 1.07.2011 deri më 30.06.2012
1. Për punë të kategorisë së parë: Burri Gruaja
Datëlindja 1.07.1952-30.06.1953 1.07.1957-30.06.1958
Mosha vjeç 59 54
Periudha e sigurimit vjet 32 32
2. Për punë të kategorisë së dytë:
Datëlindja 1.07.1947-30.06.1948 1.07.1952-30.06.1953
Mosha vjeç 64 59
Periudha e sigurimit vjet 35 35
3. Për punë të kategorisë s tretë:
Datëlindja 1.07.1947-30..6.1948 1.07.1951-30.06.1952
Mosha vjeç 65 60
Periudha e sigurimit vjet 35 35
4. Për nënat me shumë fëmijë:
Datëlindja 1.07.1961-30.06.1962
Mosha vjeç 50
Periudha e sigurimit vjet 30
Kushtet e daljes në pension pleqërie për 1.07.2012 deri më 30.06.2013

Datëlindja 1.07.1953-30.06.1954 1.07.1958-30.06.1959
Mosha vjeç 59 54
Periudha e Sigurimit vite 33 33
2. Për punë të kategorisë së dytë:
Datëlindja 1.07.1948-30.06.1949 1.07.1953-30.06.1954
Mosha vjeç 64 v e 6 muaj 59 v e 6 muaj

Datëlindja 1.07.1959-30.06.1960