E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuze ndahet me Kombëtaren

Përfundimisht Josip Kuze nuk do të jetë më trajner i Shqipërisë. Kroati ka hequr dorë nga ekipi kuqezi pas një takimi që kishte sot me presidentin e FSHF Armand Duka.

Tashmë, trajneri i ri që do të zgjidhet nga FSHF-ja do të ketë mundësinë që të shfrytëzojë dy miqësoret e muajit nëntor kundër Azerbajxhanit dhe Maqedonisë për tu njohur me ekipin. Trajner i ri pritet te zgjidhet ish futbollisti i ekipit kuqezi Besnik Hasi.

Kuze, ka marr drejtimin e Shqipërinë ne vitin 2009 derisa ka drejtuar ekipin në 13 ndeshje zyrtare me një bilanc prej 2 fitoresh, 4 barazimesh dhe 7 humbjesh; dhe në 11 ndeshje miqësore me një bilanc prej 6 fitoresh, 3 barazimesh dhe 2 humbjesh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›