Franca, partnere e përhershme në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së

Fillimisht, ministrja Çitaku u prit të enjten nga Zhan - David Levite, këshilltar diplomatik i presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy, me të cilin kanë diskutuar lidhur me prioritetet e agjendës evropiane të Kosovës.
Takimi u fokusua në progresin dhe sfidat e Republikës së Kosovës në kuadër të procesit të integrimit evropian, në veçanti intensifikimi i bashkëpunimit rajonal në kuadër të zbatimit të agjendës evropiane të Ballkanit Perëndimor. Po ashtu, gjatë takimit u diskutua angazhimi i Francës dhe partnerëve të tjerë lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.
Po ashtu, ministrja Çitaku u prit në takime të ndara nga Guillois, këshilltar diplomatik i kryeministrit të Francës, Pjerr Heilbron, zëvendës sekretari i Përgjithshëm për Çështje Evropiane dhe Erik Furnier, drejtor i organizatës “Evropa Kontinentale”.
Gjatë këtyre takimeve Çitaku i njoftoi bashkë biseduesit për zhvillimet e fundit nëpër të cilët ka kaluar Kosova në fushën e integrimit evropian, si dhe i njoftoi ata për Raportin e Progresit dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të adresuar rekomandimet e identifikuara, në veçanti në fushën e liberalizimit të vizave.
Ndryshe, nesër, në ditën e fundit të vizitës në Francë, ministrja Çitaku do të takohet me sekretarin e Përgjithshëm për Imigracion Frataci dhe drejtorin e Imigracionit, Lukas.