E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dell thirrje për qetësi në zgjedhje

Ambasadori Dell ka theksuar se deri tani zgjedhjet kanë kaluar në mënyrë të qetë dhe demokratike, derisa nuk kanë ndodhur rastet e fundit, njëri në Deçan dhe tjetri në Mitrovicë.  Me këtë rast, Dell u ka bërë thirrje liderëve të partive politike, që të shprehin kundërshtimin e tyre për këto akte të dhunës dhe t’u bëjnë thirrje simpatizantëve të tyre t’i binden ligjit.

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Piter Feith ka kujtuar kosovarët se vendi i tyre është në tranzicion drejt Bashkimit Evropian, perspektivës evropiane si pjesë e rajonit. Kështu që zgjedhjet në Kosovë, sipas tij, janë një pritje e mahnitshme nga ana e Prishtinës, po ashtu edhe nga ana e Brukselit.  Dy përfaqësuesit ndërkombëtar i bënë gjatë takimit të vëzhguesve të Rrjetit të Organizatave Evropiane për Monitorimin e Zgjedhjeve, ENEMO. (telegrafi/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›