E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një delegacion i NATO-s vizitë në Kosovë

Ministri Mujota  tha se  FSK-ja  është duke bërë progres në të gjitha  fushat e saj,  duke filluar  nga procesi i  përzgjedhjes së sistemimit të personelit, trajnimet, zhvillimet  dhe arritjes së kapaciteteve  të para operacionale sipas afateve të planifikuara.

Ai tha se ky zhvillim dhe sukses i MFSK-së dhe FSK-së është rezultat i përbashkët i NATO-s, Ekipit Këshillues  Ndërkombëtar dhe KFOR-it. Ministri ka pohuar se radhitja  e minoriteteve dhe integrimin e tyre  brenda   MFSK-së dhe FSK-së është në progres e sipër, flasim këtu për të gjitha minoritetet si dhe minoritetin serb. Zoti Mujota shprehu bindjen  se inkuadrimi i minoritete serb të rritet në  muajt e ardhshme gjatë fazës së re të rekrutimit në FSK. 

Nga ana e tij, Asistentin për Politikë të Mbrojtës dhe për Planifikim i Sekretarit të Përgjithshme të NATO-s, Jiri Sedivy u pajtua me vlerësimin e Ministrit se MFSK-ja dhe FSK-ja janë në  rrugë të drejt duke shpresuar se MFSK-ja  do të jetë shembull udhëheqës në zbatimin e  rregulloreve,  përgjegjësive  dhe transparencës   për ministrit të tjera. Sedivy ka pohuar se zvogëlimi i trupave të NATO-s në Kosovës do të bëhet në mënyrë  graduale.

Ai po ashtu theksoi se nuk është e rëndësishme caktimi i datës se kur do të behet arritja e kapaciteteve,  por ato duhet të jenë me standard të lartë. Sedivy e ka inkurajuar Ministrin Mujota që të vazhdoj bashkëpunimi edhe me vendet fqinje për  nënshkrimin e memorandumit të  bashkëpunimit. Delegacioni i NATO-se e ka mirëpritur lajmin se fushata  për rekrutim po mbahet edhe në gjuhet  tjera që fliten në Kosovës përveç atyre zyrtare.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›