Delneri: “Bogdani, kualitet dhe me eksperiencë”

Albania-Sport (AS)- Tekniku i Kievos është i vetëdijshëm për sfidën me Katanian. Në faqen e internetit calcio.doc, Xhixhi Delneri ka folur edhe për blerjen e fundit të Kievos, shqiptarin Erjon Bogdani: "Është sigurisht një lojtar që, për nga kualiteti dhe eksperienca, do të jetë shumë i rëndësishëm në optikën e objektivave tona. Kthehet në një ambient që është për të tashmë familjar, parë dhe eksperiencën e tij te Hellas Verona. Kjo do ta ndihmojë shumë të integrohet". Delneri flet edhe për sfidën me Katanian në Bentegodi. "Pozicioni i tyre në klasifikim flet qartë. Është një test shumë i rëndësishëm. Ka disa individualitete dhe ka trajner të mirë. Një test që Kievo duhet ta përballojë pa të skualifikuarit Lanna dhe Obina, dy mungesa të rëndësishme"