E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidi: “Sfida me Beqaj dhe Likën e bukur”

Albania-Sport (AS)- Isli Hidi është mbrojtësi ekstrem i Tiranës. Portieri shtalartë me ardhjen e teknikut Shkëlqim Muca ka rigjetur vendin e tij, ndërsa ende i rëndojnë mungesat në 11 javët e para të kampionatit aktual, mosaktivizime që i kushtuan edhe mosthirrjen nga ana e trajnerit të Kombëtares, Oto Baric në takimin ndërkombëtar të Holandës. Hidi e di që tashmë duhet të përballet më tri rivalë të tjerë në Kombëtare: veteranin Arjan Beqaj (Anorthosis Famagusta, Qipro), i cili është edhe i preferuari i Baric, bashkëmoshtarin Ilion Lika (Dinamo, Shqipëri) dhe të riun e talentuar Saimir Ujkani(Anderleht, Belgjikë). "Synimi i parë dhe më i rëndësishëm është të tregoj një qendrushmëri me Tiranën, ekipin për të cilin dua të jap dhe kontributin maksimal", tha Hidi për albania-sport.com, pak orë përpara nisjes në Turqi. "Vazhdoj përmirësimin e cilësive profesionale. Kur luan dhe stërvitesh seriozisht i ke të gjitha mundësitë të shpalosësh vlerat e tua. Cështja ekipit kombëtar është një gjë që varet nga trajneri. Unë jam gjithmonë i gatshëm. Mungesat në fazën e parë më dëmtuan më shumë në aspektin profesional se në Kombëtare. Pavarsisht se nuk po luaja, isha në listën e grumbullimeve të Kombëtares si me Bjellorusinë dhe Rumaninë. Vetëm në Holandë mungova". Në katërkendëshin e Kombëtares ka disa sfida: një sfidë e plotë midis portierëve të dy ekipeve shqiptare: Lika (Dinamo)-Hidi (Tirana), por edhe një sfidë e këtyre të dyve me Arjan Beqaj, tashmë të konfirmuar në portë. "Si cdo portier edhe unë kam objektivat dhe synimet e mia. Por, dua të shtoj se sa më shumë të ekzistojë rivaliteti, aq më mirë bëhet edhe për mua personalisht. Motivohesh dhe karrikohesh më shumë për të ardhmen", -përfundon Hidi, që ka zhvilluar 3 ndeshje ndërkombëtare me Shqipërinë.
Dash Frashëri

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›