Delors: Euro, me të meta që në lindje

Ai theksoi për të përditshmen britanike “Daily Telegraph” se mungesa e një pushteti qendror për të kontrolluar politikat ekonomike bëri që disa anëtarë të drejtoheshin drejt krizave të borxheve.
Si kreu i Komisionit Evropian nga viti 1985 deri në vitin 1995, Delors luajti një rol kyç në procesin e prezantimit të euros. Komentet e ish-Presidentit “të hekurt” të Bashkimit Evropian, vijnë në një kohë që janë rritur dyshimet lidhur me funksionimin e eurozonës.
Në intervistën për të përditshmen britanike, Delors tha se kriza buxhetore nuk rrodhi nga ideja e një monedhe të përbashkët por nga “zbatimi me gabime” nga ana e liderëve politikë të cilët e prezantuan atë.
Ai tha se ata u treguan të verbër ndaj dobësimit dhe zhbalancimit të ekonomive të shteteve anëtare.
“Ministrat e Financave nuk donin të shikonin ndonjë gjë të papëlqyeshme me të cilën ata ishin të detyruar të merreshin”, tha francezi 86-vjeçar.
“Çdocili duhet të shqyrtojë ndërgjegjen e tij”, tha ai duke shtuar gjithashtu se reagimi i liderëve aktualë evropian ka qenë tepër i dobët deh tepër i vonë./Start/Fatjon Prroni/
2011-12-03 15:41