Konfuzion ne bisedimet e Kosoves dhe Serbise per kufirin

Qe prej tre ditesh serbet dhe shqitaret e Kosoves jane duke zhvilluar pa nderprere bisedime me ndermjetesimin e BE-se per te rene dakord kush do te kontrolloje ne te ardhmen kufirin midis Serbise dhe Kosoves. Te premten ne mbremje 02.12.2012 u arrit nje rezultat. Ndermjetesuesi i BE-se Robert Cooper beri te ditur se eshte rene dakord qe pikat e diskutueshme te kufirit te administrohen ne te ardhmen se bashku. .
Pak me vone perfaqesuesi serb ne bisedimet e Brukselit Borislav Stefanovic i tha agjencise serbe te lajmeve Tanjug Megjithe perpjekjet e bera nuk eshte arritur ende marreveshje. Megjithate ai eshte i gatshem te vazhdoje bisedimet diten e shtune.
BE mbetet prezente
Sipas te dhenave te drejtueses shqiptare te delegacionit qe merr pjese ne bisedime Edita Tahiri eshte rene dakord qe policia e BE-se dhe misioni EULEX te vezhgojne respektimin e kompromisit. Prej muajsh veriu i Kosoves eshte kthyer ne arene armiqesish midis shqiptareve te Kosoves dhe pakices serbe qe jeton sot ne territoret kosovare. Serbia nuk e njeh shtetin e Kosoves i cili si province jugore ka qene me pare pjese e Begradit dhe nuk pranon qe ne pikat kufitare te vendosen postat e kontrollit kufitar midis dy shteteve. Bildunterschrift Barrikada serbe ne Kosoven verioreBildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Borko Stefanovic perfaqesuesi serb ne bisedimet e Brukselit
Serbia nuk ploteson ende kushtet per BE
Grindja per kufirin ndikon ne bisedimet per pranimin e mundshem te Serbise ne Bashkimit Evropian. Javen e ardhshme kryetaret e shteteve dhe te qeverive duhet te bien dakord nese Beogradi do te marre statusin e vendit kandidat per tu pranuar. Kusht paraprak eshte zgjdhja e konfliktit te vazhdueshem me Kosoven.
Kancelarja gjermane Angela Merkel beri te qarte diten e premte ne fjalimin e mbajtur para parlamentit se Serbia nuk ka plotesuar ende kushtet qe te njihet nga BE zyrtarisht si kandidat per tu pranuar. Ajo e argumentoi qendrimin e saj me dhunen e fundit te ushtruar kunder ushtareve te NATO-s ne kufi. Serbia nuk permbush ende ne menyre adekuate shpresat e BE-se. Ne kriteret e zgjerimit te BE-se bejne pjese fqinjesia e mire dhe bashkepunimi rajonal tha Merkel ne deklaraten qeveritare te leshuar para takimit te nivelit te larte te BE-se qe pritet te mbahet javen e ardhshme ne Bruksel.
Diten e hene serbet e Kosoves qelluan me gure shushe dhe lende shperthyese ushtaret e NATO-s qe bejne pjese ne trupen KFOR ne Kosove kur ata donin te largonin nje bllokade ne rruge. Rreth 50 ushtare u plagosen. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Edita Tahiridrejtuesja shqiptare te delegacionit qe merr pjese ne bisedime
Autor Sabine Faber / Aida Cama
Redaktoi Elianca Xhani