Shuarje ne vend te bllokimit - lufta kunder pornografise me femije ne internet

Pervoja te meson ate qe e kishte miratuar me shumice votash ne vitin 2009 parlamenti gjerman e hodhi tani poshte me shumice edhe me te madhe. Fundi i te ashtuquajturit ligj per veshtiresimin e aksesit i jep fund edhe nje debati te gjate dhe kontrovers. Kritika ndaj iniciatives se koalicionit te dikurshem mes konservatoreve dhe socialdemokrateve per bllokimin e faqeve te internetit me pornografi femijesh ishte qe ne fillim e madhe. Ligji eshte joefektiv kontraproduktiv dhe nje hap drejt censures se internetit u ankuan kritiket si klubi Chaos Computer.
Bllokimet nuk jane efektive
Ligji parashikonte qe Zyra Federale e Kriminalistikes te hartonte nje liste me faqet me pornografi femijesh ne internet qe duheshin bllokuar. Keto faqe duhej te bllokoheshin me pas nga ofruesit e sherbimeve te internetit per klientet e tyre. Ne rast se do te kerkonte nje faqe e tille perdoruesi do te shihte ne kompjuter vetem shenjen stop.
Por relativisht shpejt u be e qarte se bllokimet ishin jo te veshtira per tu shmangur. Ndersa permbajtjet edhe me tej disponibel. Bllokimet nuk sjellin asgje thote Stephan Urbach aktivist per internetit dhe anetar i Partise se Pirateve.
Mua me duhen vetem 5 minuta per te konfiguruar nga e para browser-in nese dua te shoh dicka. Tabela stop eshte vetem nje flete fiku qe nuk ka pasoja reale ne perhapjen e pornografise me femije ne internet.
Shuarja funksionon
Edhe ministrja e Drejtesise Sabine Leutheusser-Schnarrenberger flet per nje zgjidhje pa efekt. Vetem shuarja mund ti largoje faqet ne fjale ne menyre eficiente nga rrjeti mendon eksperti i internetit Jimmy Schulz. Praktika tregon qe tani suksese te medha dhe pra qe kjo eshte rruga e duhur.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Stephan Urbach nga Partia e PirateveShuarja eshte nje mjet efektiv kunder pornografise me femije ne internet thote edhe Stephan Urbach nga Partia e Pirateve. Si rregull do te mjaftonte te njoftoheshin per keqperdorim te sherbimit ofruesit e sherbimeve te internetit ne server-at e te cileve jane ruajtur permbajtje perkatese. Pjesa me e madhe e tyre edhe jashte Gjermanise do te reagonin brenda nje kohe te shkurter. Asnje ofrues sherbimesh interneti nuk mund tia lejoje vetes te konsiderohet si ofrues pornografie me femije mendon Urbach.
Kete e konfirmon edhe Oliver Sme nga shoqata e ofruesve te sherbimeve te internetit eco Nderkohe ne heqim brenda pak ditesh nga rrjeti permbajtje te paligjshme. - thote Sme. Per faqet ne Gjermani madje mjaftojne vetem pak ore.
Frike nga autoriteti i censures
Ligji i rrezuar tani pati shkaktuar nje stuhi protestash ne radhet e perdoruesve te internetit. 130.000 vete nenshkruan nje peticion online kunder ligjit. Kritiket i druheshin nje zgjerimi te autoritetit shteteror te censures. Heret ose vone mund te bllokoheshin edhe faqe me permbajtje te padesheruara argumentonin kritiket.
Vendimi i qeverise gjermane kunder bllokimeve ne internet ka ndikuar edhe diskutimin ne BE thote ministrja gjermane e Drejtesise Leutheusser-Schnarrenberger. Rruga gjermane po gjen jehone edhe ne plan evropian tha ministrja.
Megjithate perballe zhvillimit te shpejte teknik parlamenti gjerman Bundestag do te vazhdoje kontrollet per tu siguar qe ne kete menyre pornografia me femije mund te luftohet vertet sa duhet. Ne nje rezolute Bundestagu kerkon nga qeveria gjermane nje raport vjetor per suksesin e masave te marra.
Sipas Stephan Urbach rruga me efektive per zhdukjen e pornografise me femije eshte te luftohen rrenjet e fenomenit Problemi nuk eshte vetem ekzistenca e fotografive. Ato e kane burimin diku ku abuzohen femije. Per kete arsye duhen marre masa qe te pengohet realizimi i ketij materiali.
Autor Nils Naumann / E. Xhani
Redaktoi Aida Cima